Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari nuk duhet ta poshtërojë veten.”E pyetën: Si e poshtëron?Tha: “Kur kërkon të futet në një sprovë që nuk e përballon dot.”
(Hadithi është i vlerësuar si hasen nga shejh Albani)
“لا ينبغي للمؤمنِ أن يُذِلَّ نفسَه, قالوا : وكيف يُذِلُّ نفسَه ؟ ! قال : يتعرضُ من البلاءِ لما لا يُطِيقُ.”خلاصة حكم المحدث : حسن غريب بغيره
Kuptimi i hadithit
Nuk është burrëri të hypësh mbi një mur që e di se nuk e kapërcen.
Dhe nuk është besimtar i fortë ai që kërkon sprova për t’i provuar vetes “sa i qëndrueshëm jam”.
Pse quhet kjo “poshtërim i vetes”?
Sepse kur njeriu futet vetë në belanë që nuk mund ta mbajë:thyhet para njerëzve,humbë dinjitetin,humbë stabilitetin emocional,fillon panikun, stresin, shpërqendrimin dhe shfaq një gjendje të tepërt dramatizimi, viktimizimi ose stresimi të panevojshëm.
Kjo gjendje është poshtërim i vetes, dhe Pejgamberi ﷺ na paralajmëroi ta shmangim.Allahu i madhëruar thotë: …”dhe mos e çoni veten tuaj në shkatërrim”
(Bekare: 195)
Hoxhë Agim Bekiri
20.11. 2025
