• Shkaku i emërtimit (i ndaluar): është emërtuar me këtë emër sepse është nga muajt e ndaluar të cilat i ka përmendur Allahu i Madhëruar në Librin e Tij Famëlartë.
• Dobitë e tij:
1. Agjërimi në kë muaj është agjërimi më i mirë vullnetar. Transmetohet nga Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Agjërimi më i mirë pas Ramazanit është muaji i Allahut, Muharrem.” [Shënon: Muslimi, 1982].
2. Ai është muaji i parë i ndaluar. Transmetohet nga Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Viti i ka dymbëdhjetë muaj katër nga ata janë të shenjte, tre janë varg: Dhul ka’de, Dhul hixhxhe dhe Muharrem, kurse muaji Rexheb është mes Xhumades dhe Shabanit” [Transmeton Buhariu nr. 2958].
3. Në këtë muaj ka ngjarë një ndodhi madhështore dhe triumfuese, Allahu e bëri të qartë të vërtetën nga e pavërteta – rasti kur Allahu e shpétoi Musain alejhi selam dhe popullin e tij, ndërsa e fundosi Faraonin dhe popullin e tij. Pra, është ditë madhështore dhe rrënjët e saj janë të vjetra.
•BIDATET (RISITË) DHE KUNDËRVAJTJET NË KËTË MUAJ:
1. Përhapja e festës për shkak hyrjes në vitin e ri hixhri dhe shpërndarja e urimeve;
2. Manifestimi për shkak hixhretit (shpërnguljes) së Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem;
3. Veçimi i ditës së parë të këtij muaji me agjërim, duke synuar hapjen e vitit të ri duke qenë agjërueshëm;
4. Gjallërimi i natës së parë të muajit Muharrem;
5. Umren në fillim të vitit disa njerëz e bëjnë në fillim të muajit Muharrem.
6. Shpikja e lutjes së veçantë në ditën e parë të vitit. E quajnë atë “lutja e parë e vitit”.
Marrë nga profili zyrtar i Shejh AbdulVahid El-Bali
Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani