- Mehri a është dhuratë e detyrueshme që burri ia dhuron gruasë apo është e pëlqyeshme?
1. Mehri është dhuratë e detyrueshme që burri ia dhuron gruasë së tij. - A lejohet të dhurohet mehër ndonjë material i ndaluar sipas legjislacionit Islam?
2. Jo, një gjë e tillë nuk lejohet. - Cila është dispozita e nijetit për të agjëruar muajin e bekuar të Ramazanit?
3. Dispozita e tij është Kusht (i pranimit të agjërimit). - A lejohet martesa e muslimanës me jomusliman?
4. Nuk lejohet asesi. - A lejohet poligamia në Islam?
5. Po, lejohet poligamia në Islam, (me një, me dy, me tre ose me katër, sic është përmendur në ajetin Kuranor). - A lejohet planifikimi i familjes në Islam?
6. Po, lejohet planifikimi i familjes në Islam. - A lejohet ngrënia e mishit, i cili është therur nga ateisti?
7. Jo, ngrënia e mishit të tillë ndalohet për muslimanin. - A lejohet të hahet mishi i shtazës së furur?
8. Jo, nuk lejohet ngrënia e mishit të shtazës së furur. - Nēse mjeti i gjahut është i topitur, a lejohet përdorimi i tij për gjah?
9. Jo, nuk lejohet. - Nëse qeni i pa dresuar e zë gjahun, a lejohet ngrënia e mishit tê tij?
10. Jo, nuk lejohet. - Nëse gjahun e gjuajtur e arrijmë të gjallë, a duhet ta therrim dhe a lejohet ngrënia e mishit të tij?
11. Po, duhet ta therrim dhe lejohet ngrënia e mishit të tij. - A lejohet shkurorëzimi i gruasë, nëse ajo është shtatëzëne?
12. Po, lejohet shkurorëzimi i gruasë në periudhën e shtatëzanisë. - A lejohet ngrënia e mishit të gjahut, i cili është gjuajtur nga krishteri dhe hebreji?
13. Po, lejohet ngrënia e mishit të tij. - Nëse vërtetohet se burri është impotent, a lejohet prishja (shkurorëzimi) e martesës dhe a duhet të paguhet mehri?
14. Po, lejohet prishja e martesës dhe duhet të paguhet gjysma e sasisë së mehrit të kontraktuar. - Nëse burri ia përdorë qejzin gruas së tij pa lejen e saj dhe ia dëmton, a duhet t’ia kompenzojë dëmin e bërë?
15. Po, burri duhet t’ia kompenzojë dëmin e bërë. - Nëse gruaja kryen mardhënie intime me ndonjë burrë të farefisit të burrit, a duhet të paguhet mehri dhe a lejohet shkurorëzimi nga ajo grua?
16. Lejohet shkurorëzimi i saj, si dhe nuk duhet t’i paguhet mehri nga ana e burrit. - Kush do t’i fryejë Surit?
17. Surit do t’i fryejë meleku Israfil me urdhërin e Allahut. - Kur do të ndodhë dita e Kiametit?
18. Këtë nuk e di askush pos Allahut. Allahu i Madhëruar, thotë: Të pyesin ty kur do të ngjajë Dita e Kijametit. Thuaju: “Atë e di vetëm Zoti im. Kohën kur do të ndodhë ajo do ta tregojë vetëm Ai. (Tmerret e Ditës së Kijametit) do të janë të rënda për qiejtë dhe Tokën, do t’u vijë krejtësisht papritmas. Të pyesin, thuase ti di diçka për të. Thuaj: “Këtë e di vetëm Allahu; e shumica e njerëzve nuk e kuptojnë këtë (të vërtetë)”. (El A’raf: 187).
Nga arabishtja: Suad B. Shabani
Burimi: albislam.com