- Sure e cila zbriti pas sures Zumer, posedon 85 ajete, llogaritet sure Mekije përpos dy ajeteve: 56,57 që janë Medenije, cila është ajo sure?
– Sureja el Gafir.
- Cila sure zbriti pas sures Dharijat?
– Sureja el Gashije.
- Të përmendurit e vëllait tënd atë që ai e urren dhe jo në prezencë të tij, çfarë llogaritet kjo në Islam?
– Llogaritet Gibet.
- Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kush na ……. nuk është prej nesh”, plotëso hadithin?
– Kush na tradhton nuk është prej nesh.
- Kush ishte sahabiu i cili u quajt: I pastruari nga melekët?
– Handhale bin Ebi Amir,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
- Ceke një nga emrat e Allahut?
– El Gafar (Falës i Madh).
- Një nga emrat që i don Allahu është edhe emri……?
– Abdurrahman.
- Kush lexoi për herë të parë haptas Kur’an në Meke?
– Abdullah ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
- Pejgamberi i cili foli edhe pse ishte foshnje?
– Isai, alejhi selam.
10. Vendi ku tubohen muslimanët në kohën e Haxhit, kush nuk prezenton aty nuk i pranohet Haxhi, si quhet ky vend?
– Vendi quhet Arafat.
11. Cila sure zbriti e para nga Kur’ani?
– Sureja el Alek.
12. Ceke një nga emrat e Allahut?
– El Adlu( I drejti).
13. Kush u quajt e sinqerta, vajza e të sinqertit?
– Aisheja, vajza e Ebu Bekrit,- Allahu qoftë i kënaqur me ta.
14. Kush ra shehid në luftëra i pari nga muslimanët?
– Ubejde ibnul Harith,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
15. Allahu thotë: ” Kur erdhi pranë i verbëri.”(Abase: 2), kush është për qëllim i verbëri?
– Abdullah bin Umi Mektum.
16. Kush ishte i pari i cili shkruajti mbi shkaqet e zbritjes së ajeteve të Kur’anit?
– Ali ibn Medini,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
17. Kush vdes i fundit nga krijesat e Allahut?
– Meleku i vdekjes.
18. Cili është namazi i cili pranohet edhe pa ezan dhe pa ikamet?
– Namazi dy Bajramave.
19. Kush është komentatori më i njohur i Kur’anit?
– Abdullah ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
20. Muhamedi alejhi selam thotë: “Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kur’anin dhe…..?
– ” Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kur’anin dhe ua mëson të tjerëve.”
AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL
NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI.