PASOJAT E SHKELJES SË URDHËRIT TË ALLAHUT

PASOJAT E SHKELJES SË URDHËRIT TË ALLAHUT

0 1156

Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejreja (radijallahu anhu) se i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

لَوْلَا بَنُو إِسْرَائِيلَ، لَمْ يَخْبُثِ الطَّعَامُ، وَلَمْ يَخْنَزِ اللَّحْمُ، وَلَوْلَا حَوَّاءُ لَمْ تَخُنْ أُنْثَى زَوْجَهَا الدَّهْرَ

“Po të mos ishin beni israilët, nuk do të prishej ushqimi e as nuk do të kalbej mishi dhe po të mos ishte Hava, gruaja kurrë nuk do ta tradhëtonte burrin “

Nga ky hadith mësojmë se gabimet e njeriut mund të marrin pasoja tek pasardhësit derisa ato të zgjasin deri në ditën e Kijametit.

Beni israilët gjatë historisë së tyre janë treguar shumë bukëshkelës dhe të pa nënshtruar ndaj urdhërave të Allahut saqë kanë tentuar edhe të mashtrojnë Allahun Zotin e botëve. Allahu i madhëruar i kishte ndaluar ta depononin ushqimin dhe ta ruanin mishin, gjë të cilën këta, përkundrejt urdhërit të Allahut, e bënë dhe pasojat ishin se që atëherë kanë filluar të prishet ushqimi dhe të kalbet mishi.

Hava, bashkëshortja e Ademit (alejhi selam) ka rënë në intrigat e Iblisit dhe pastaj lakmia e saj për të qëndruar në xhenet e ka lutur Ademin që të hajë nga pema e ndaluar e cila ka shkaktuar që ata të dëbohen nga Xheneti. Nëse i japim një vështrim natyrës së njeriut në të cilën i ka krijuar Allahu, njeriu është lakmues dhe lakmon për një gjë të bukur dhe tërheqëse. Kur në këtë ka rënë Hava, atëherë si do të jetë halli i grave që janë nga pasardhëset e saj. Andaj kjo na jep një mësim se sa duhet kujdesur për gratë, pasiqë ato janë të krijuar me krijim të tillë dhe kanë nëvojë që për një kujdes të veçantë.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

ٱلرِّجَالُ قَوَّٰمُونَ عَلَى ٱلنِّسَآءِ بِمَا فَضَّلَ ٱللَّهُ بَعۡضَهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ … ٣٤

Meshkujt kanë autoritet mbi gratë, meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato …“ Nisa: 31

Ali Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 575