PENGESAT E PRANIMIT TË DUASË!!

PENGESAT E PRANIMIT TË DUASË!!

0 2147
  1. Ngrënia e pasurisë haram, dhe ushqimit, dhe pijes, dhe veshmbathjes haram

Ashtu si ka ardhur në një hadith të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Pastaj e përmendi njeriun, i cili ka udhëtuar gjatë me flokë të shpupuritura dhe të pluhurosura dhe i cili i shtriu duart e tij kah qielli: ‘O Zot, o Zot!’ Kurse ushqimi i tij është haram, dhe pija e tij haram, dhe veshmbathja e tij haram, dhe është ushqyer me haram. E si do t’i pranohet lutja e tij!'”.

  1. Të nguturit në pranim dhe braktisja e duasë

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të ketë thënë: “Lutjet do të pranohen derisa njerëzit nuk nguten e të thonë: E luta Zotin tim por nuk iu përgjigj lutjes sime”.

  1. Bërja e gjynaheve dhe mëkateve

Një poet tha:

Ne i lutemi Allahut në çdo vështirësi.. e kur ajo largohet, ne e harrojmë Atë,

E si të shpresojmë përgjigjen e duasë.. kur ia kemi mbyllur rrugën me gjynahe!

  1. Lënia e detyrimeve me të cilat jemi të urdhëruar nga ana Allahut

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Do të urdhëroni në të mirë, dhe do të ndaloni nga e keqja, përndryshe ka mundësi që Allahu të dërgon ndëshkim mbi ju, e ju t’i luteni Atij dhe mos t’ju pranohet lutja”.

  1. Të bërit dua për ndonjë mëkat apo ndërprerjen e lidhjeve farefisnore

Ebu Seid, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të ketë thënë: ”Çdo musliman që e lut Allahun me ndonjë lutje, e cila nuk përmban në vete mëkat ose shkëputje të lidhjeve farefisnore, Allahu si shkaku i saj do ti dhuron tre gjëra: Ose i përshpejtohet lutja e tij (pra i pranohet), ose Allahu ia rruan për në ahiret, ose ia largon një të keqe si ajo”. – Të pranishmit thanë: Atëherë të lutemi sa më shumë. – Tha: ”Allahu jep më shumë”.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 581