PËRJETSHMËRIA E BANORËVE TË XHENETIT DHE BANORËVE TË ZJARRIT

PËRJETSHMËRIA E BANORËVE TË XHENETIT DHE BANORËVE TË ZJARRIT

0 2116

Ebu Said el Hudriu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “(ditën e Kiametit) Sillet vdekja në formë të një dashi të majmë dhe thërret një thirrës: O banorë të Xhenetit! Ata ngrisin kokat dhe shikojnë. U thuhet: A po e njihni këtë? Thonë: Po, kjo është vdekja. E që të gjithë e shohin. Pastaj thërret: O banorë të zjarrit! Ata ngrisin kokat dhe shikojnë. U thuhet: A po e njihni këtë? Po, është vdekja, përgjigjen ata. E që të gjithë e shohin. Urdhërohet të theret, e u thuhet: O banorë të Xhenetit! Përjetshmëri, më nuk ka vdekje! O banorë të zjarrit! Përjetshmëri, më nuk ka vdekje! Pastaj i dërguari, alejhi salatu ve selam, lexoi nga Kur’ani: “Ti tërhiqju atyre vërejtjen për ditën e dëshpërimit, kur të marrë fund çështja (e përgjegjësisë e dikush në xhennet, dikush në zjarr), se ata (sot) janë të shkujdesur, dhe ata nuk janë duke besuar “. Shënon Buhariu dhe Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Zhdukja dhe kënaqësia janë dy gjëra të kundërta, dhe e para ndikon në përsosmërinë e të dytës, pra, për aq sa supozon njeriu i begatuar me të mira përgjatë kohë se mirësitë kurdo herë do përfundojnë, kjo gjë i shktakton atij dhimbje, e krijohet një lloj dëshpërimi për mirësitë që ka. Po njejtë njeriu i munduar kur të mendon se do vije një ditë kur do përfundon vuajtja e tij, ai mundim do i lehtësohet, e durimi i shtohet, shpresat e tija ia lehtësojnë lodhjet e gjendjen që e ka.

Shtimin e kënaqësisë së besimtarëve dhe dënimit për jobesimtarët Allahu e vulos me therjen e vdekjes, therje reale të cilën do e dëshmojnë që të gjithë prej banorëve të xhenetit dhe banorëve të zjarrit, dhe atë për të refuzuar çdo mëdyshje të shpresave të jobesimtarëve për shpëtim, e të ndërpret çdo dilemë të zhdukjes e humbjes së kënaqësisë së përhershme, gjë e cila i dëshpëron banorët e xhenetit. Për këtë gëzohen shumë  banorët e xhenetit, e dëshpërohen banorët e zjarrit, për ta s’ka shpëtim, do dënohen fizikisht, ngase gjenden në vendin e dënimit dhe dënohen psiqikisht duke ndërprerë çdo shpresë për shpëtim.

Dobi nga hadithi

  1. Xheneti dhe xhehenemi janë të pëgjithmonshëm.
  2. Besimtarët do qëndrojnë në xhenet përgjithmonë, e jobesimtarët në zjarr.
  3. Therja e vdekjes nënkupton përhershmëri të qëndrimit në ahiret.
  4. Emërtimi i ditës së Kiametit ditë e Dëshpërimit, për shkak të dëshpërimit të jobesimtarëve për mospërfilljen e udhëzimeve të Allahut.

HADITHI I NJËZET E NJË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM