PROPOZIM PËR ORARIN TËND DITOR

PROPOZIM PËR ORARIN TËND DITOR

0 2121

Fale namazin e sabahut në xhami me xhematin e myslimanëve. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e fal namazin e sabahut me xhemat është nën mbrojtjen e Allahut.”1

Pastaj qëndro në xhami, bëje dhikrin e mëngjesit, mëso përmendësh diçka nga Kurani, ndërsa poqëse je hafiz atëherë përsërit atë që e ke mësuar. Pastaj mëso ndonjë nga shkurtimet e librave përmendësh, përsërit ndonjë prej tyre. Të gjitha këto punë i bën në xhami, pastaj kur të lind dielli sa një shtizë, fali dy rekate namaz të duhasë, pastaj shko në shtëpi. Prej atje vazhdo në shkollë apo në punë, pas kthimit nga puna apo shkolla pusho deri në namazin e ikindisë, kurse pas ikindisë nxënësi i kryen mësimet e shkollës.

Pas namazit të akshamit qëndro në xhami deri në jaci, pas akshamit vepro njëjtë si veprove pas sabahut në lidhje me leximin e Kuranit, etj.

Pas namazit të jacisë bjer herët pasi që i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e urrente gjumin para jacisë dhe bisedat pas saj. Ebu Berzai, Allahu qoftë i kënaqur prej tij thotë: “I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e urrente gjumin para jacisë dhe bisedat pas saj.”2

Para fjetjes e bën dhikrin para gjumit, bjer me abdes, bjer në anën e djathtë, ndërsa një orë para namazit të sabahut ngrihu, përmende Allahun kur të ngrihesh prej gjumi që ti zgjidhësh nyjet të cilat ti ka lidhur shejtani mbi ty.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kur të bjer të flejë ndonjëri prej jush shejtani ia lidh në mes të kokës së tij tri nyje, gjatë çdo lidhjeje ai e godit robin dhe i thotë: Nata është e gjatë, ka kohë, fli i qetë, e poqëse çohet dhe e përmend Allahun i zgjidhet një nyje, poqëse merr abdes zgjidhet edhe nyja e dytë, poqëse falet zgjidhet edhe nyja e tretë. Atëherë ngrihet aktiv me shpirt të mirë, për ndryshe çohet me shpirt të ligë dhe dembel.”3

Thuaj kur të zgjohesh prej gjumit: La ilahe ilaAllahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kuli shejin kadir. SubhanAllahi vel-hamdulilahi ve la ilahe ila-Allahu vAllahu ekber ve la haul eve la kuvete ila bilah.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush zgjohet natën nga gjumi dhe thotë: La ilahe ilaAllahu vahdehu la sherike leh lehul-mulku velehul-hamdu ve huve ala kuli shejin kadir, elhamdulilah ve subhanAllah ve la ilahe ilaAllah vAllahu ekber ve la haule ve la kuvete ila bilah, pastaj thotë: Allahume-gfirli (o Allahu më fal mua) ose lutet, i pranohet lutja, ose merr abdes dhe falet, i pranohet namazi i tij.”4

Përgaditi: Nexhat Ceka

1 Transmeton Muslimi.

2 Mutefekun-alejhi.

3 Mutefekun-alejhi.

4 Transmeton Buhariu.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 591