1. Në dy rekatet sunet të sabahut:
Transmetohet nga ebu Hurejra (radijallahuanhu) se i Dërguari (alejhiselam) lexonte në dy rekatet e sabahut ”Kul ja ejuhel kafirun” dhe ”Kul huvallahu ehad” (Muslimi)
2. Në dy rekatet sunet të akshamit.
Transmetohet nga ibn Omeri (radijallahuanhuma) se ai kishte përcjellur njëzet herë të dërguarin alejhiselam se kishte lexuar në dy rekatet e akshamit dhe sabahut suren el kafirun dhe el ihlas” (Nesaiu, sahih)
3. Në dy rekatët e fundit të vitrit:
Transmetohet nga ibn Abasi se i Dërguari alejhiselam e falte vitrin tri rekate duke lexuar ”sebismerabikel eala” ”el kafirun” dhe ”el ihlas” (Ahemdi, Tirmidhiu, sahih)
4. Në dy rekatet e tavafit:
Transmetohet nga Xhabiri (radijallahuanhu) se i Dërguari alejhiselam lexonte në dy rekatet e tavafit ”el kafirun” dhe ”el ihlas” (Muslimi)
Përktheu: Vedat Skenderi