RËNDËSIA DHE VLERA E EMRAVE TË ALLAHUT

RËNDËSIA DHE VLERA E EMRAVE TË ALLAHUT

0 2015

Rëndësia e tyre është e madhe dhe pozita e tyre në fe është e lartë:

1. Ato janë esenca e besimit dhe diturisë;

2. Ato janë një pjesë prej pjesëve të Teuhidit (njëshmërisë së Allahut Teuhid El-Esma ves-Sifat (Njëshmëria e Allahut në Emrat dhe Cilësitë e Tij);

3. Adhurimi i Allahut me largpamësi dhe në maksimum, e kjo bëhet vetëm me njohjen e Emrave të Tij të Bukur dhe të kuptuarit e domethënies së tyre;

4. Lutja me ta para se t’ua dijmë atyre pozitën;

Vlera e tyre:

T’i dijshë ato dhe të punosh me to, është një vlerë (mirësi) e pakufizuar:

1. Hyn në Xhennet – është një premtim hyjnor, Allahu është i drejtë dhe premtimi i tij është i drejtë;

2. Të shtohet bereqeti – Allahu ka thënë: “I Lartësuar është emri i Zotit tënd, të Madhëruar e të Nderuar!” [Er-Rrahman: 78].

I Lartësuar do të thotë: bashkëveprimi i bereqetit, që i bie se bereqeti fitohet dhe merret duke përmendur Emrin e Tij;

3. Të afrojnë tek Allahu dhe e arrin Ndriçimin e Tij të veçantë;

4. Janë prej shkaqeve të pranimit të lutjeve – Allahu ka thënë: “Lutjuni (Allahut) me to (Emrat e Tij).” [El-A’raf: 180];

5. Njohja e kuptimit të tyre dhe të punuarit sipas kushteve të tyre janë burimet më të rëndësishme të lumturisë së vërtetë. Kush i madhëron urdhërat e Allahut, atij do t’i duket e vogël (joproblematike) çdo çështje e kësaj bote;

6. Sa më shumë që njeriu e përmirëson kuptimin e Emrave të Allahut, aq shumë do t’i përmirësohet edhe mendimi i mirë për Allahun;

7. Sa më shumë që njeriu e shton mësimin dhe kuptimin e Emrave dhe Cilësive të Allahut, aq shumë do t’i shtohet atij besimi dhe do t’i shtohet bindja;

8. Ebi Abdullah El-Antakij ka thënë: “Kush e njeh Allahun, ai i frikohet Atij.”

Huazuar nga faqja zyrtare e Shejh Vahid AbduSelam El-Bali

Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 598