RËNDËSIA E DEVOTSHMËRISË 2/4

RËNDËSIA E DEVOTSHMËRISË 2/4

0 1091
  1.          4. Kujdesi i veçantë i Muhamedit, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, në thirrjen e tij për pajisjen me devotshmëri.

Allahu, -azze ue xhelë!-, e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij, Muhamedin, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, që t’i ftojë njerëzit që të stolisjen e tyre me petkun e devotshmërisë.

            Allahu, -azze ue xhele!-, thotë:

قُلْ يَا عِبَادِ الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا رَ‌بَّكُمْ

Thuaj: “O robërit e mi, që keni besuar, ruajuni prej (dënimit) të Zotit tuaj!”.[1]

Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, i kushtonte kujdes te veçantë porosive të Allahut, -xhele sha’nuhu!-: i kryente ato në përpikmëri, në vendin dhe kohën e duhur. Thirrja e tij ishte e koncentruar për devotshmëri. Dhe ne këtu po i sjellim disa shembuj në lidhje me këtë që e thamë:

  1. Leximi i ajeteve të cilat urdhërojnë për devotshmëri në çdo hyrje të hytbeve;

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّـهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ

O besimtarë! – druajuni Perëndisë ashtu si duhet t’i druani dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!”.[2]

يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَ‌بَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُم مِّن نَّفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِ‌جَالًا كَثِيرً‌ا وَنِسَاءً  وَاتَّقُوا اللَّـهَ الَّذِي تَسَاءَلُونَ بِهِ وَالْأَرْ‌حَامَ  إِنَّ اللَّـهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَ‌قِيبًا

O njerëz! Druajuni Perëndisë, i Cili ju krijoi prej një individi, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë mashkuj e femra. Dhe druajuni Perëndisë, me emrin e të cilit, ju i kërkoni njëri-tjetrit diçka dhe i ruani lidhjet farefisnore. Se, Perëndia, me të vërtetë, është përherë mbikëqyrës i juaji”.[3]

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّـهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا  يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ‌ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ  وَمَن يُطِعِ اللَّـهَ وَرَ‌سُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا

O besimtarë, druajuni Perëndisë dhe thoni vetëm fjalën e vërtetë, që t’ju përmirësojë veprat tuaja, dhe t’ju falë mëkatet tuaja. E, kush e dëgjon Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij, ai ka arritur shpëtim të madh”.[4]

  1. Vazhdimisht i poorosiste shokët e vet që të pajisen me devotshmëri, ja disa raste:
  2. Transmetohet nga imamët e umetit islam: Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibën Maxheh dhe Darimiu nga Urbati, -Allahu qoftë i kënaqur me të!-, se ka thënë: “U falëm një ditë me Pejgamberin, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, pastaj, ai na u drejtua neve, e na predikoi një predikim elokuent, prej te cilit filluan të lotonin sytë dhe të rënqetheshin zemrat tona. E, dikush tha: “O i Dërguar i Allahut! Sikur kjo këshillë na duket të jetë lamtumirëse, atëherë ç’na këshillon?!’’ Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, tha: “Ju këshilloj që të pajiseni me frikërrespekt ndaj Allahut!”.[5]
  3. Transmeton Imam Tirmidhiu nga Ebi Umamete, -Allahu qoftë i kënaqur me të!-, se ka thënë: “E kam ndëgjuar Muhamedin, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, duke thënë në hytben lamtumirëse: “Keni frikë Zotin tuaj, falni pesë kohët e namazit, agjërone ramazanin, jipne zeqatin e pasurisë suaj, bindjuni urdhëresave me të cilat jeni urdhëruar, kemi për të hyrë në xhenetin e Zotit tuaj”.[6]
  4. Transmetohet nga Ebu Dherr Xhundub Ibën Xhunade dhe nga Ebu Abdurrahman Muadh ibën Xhebel, -Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve!-, se Pejgamberi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Frikësoju prej Allahut kudo që të jesh, të keqen pasoje me një të mirë, ngase ajo e shlyen atë dhe me njerëzit ji i moralshëm.”[7]
  5. Transmeton Imam Buhariu prej Enes Ibën Malikut, -Allahu qoftë i kënaqur me të dy!, se ka thënë: “Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, kaloi pranë varrezave dhe pa një grua aty duke qajtur, e i tha: “Frikësoju Allahut dhe bën sabër!”.[8]

            Ajo çka ne mund të përfitojmë nga këshillat pejgamberike të lartëpërmendura:

  1. Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, i urdhëroi shokët e tij për devotshmëri, qoftë një nga një apo në hytbe a në ndonjë mbledhi, gra  e burra.
  2. Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, urdhëronte për devotshmëri në çdo gjendje dhe vend.
  1. Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, i lutej Allahut që ta furnizonte me devotshmëri

Edhe pse ishte prej të zgjedhurve të Allahut, shembulltyrë për edukatë, moral, devotshmëri, etj., megjithatë nuk ndalej së luturi Allahun, -azze ue xhele!-,  që ta pajisë me devotshmëri. Këtu para jush po paraqesim disa nga lutjet me këtë përmbajte të cilat i bënte, Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-:

  1.                   Transmeton Imam Muslimi prej Abdullah ibn Mesudit, i cili e ka dëgjuar Muhamedin, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, duke thënë: “Allahu im! Unë të lus për udhëzim,  devotshmëri, dëlirësi dhe mosvarësi nga të tjerët!”[9]
  2.     Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, kur merrte udhë për dikund, e bënte një dua, tek e cila njashtu theksohej lutja për devotshmëri;
  1. Kur i hypim mjetit të udhëtimit, vallë si duhet vepruar sipas sunetit Profetik?!

Kur e vendosim këmbën themi: “Bismil-lah! Me emër të Allahut!”, e kur të drejtohemi themi: “Elhamdulilah! Falënderimi i qoftë Allahut!”, pastaj vazhdojmë duke thënë:

سبحان الذي سخر لنا هذا وما كنا له مقرنين وانا الى ربنا لمنقلبون

“I madhëruar qoftë Ai që i nënshtroi këto për ne, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë. Dhe ne me siguri do të kthehemi te Zoti ynë.”[10]

Më pas vazhdojmë duke thënë: “Elhamdulilah!” (Tre herë), “Allahu Ekber! Allahu është më i Madhi” (tre herë) e, në fund themi:

  1. Kur marrim rrugë të gjatë

اللهم انا نسألك في سفرنا هذا البر و التقوى ، ومن العمل ما ترضى ، اللهم هون علينا سفرنا هذا واطو عنا بعده ، اللهم أنت الصاحب في السفر و الخليفة في الأهل ،

 “O Zot, të lutemi të na dhurosh në këtë udhëtim mirësinë, devotshmërinë dhe nga veprat tona atë që je i kënaqur Ti. O Zot, na e lehtëso këtë udhëtim dhe na e bëj të rehatshëm rrugën e tij. O All-llahu im, Ti je Shoqëruesi më i mirë në udhëtim dhe Zëvendësi më i mirë në familje. O Zot, na ruaj nga udhëtimet e vështira, nga shikimet qëllimkëqia dhe nga keqësimi i gjendjes në pasuri dhe familje.”[11]

           

E kur kthehemi në shtëpi themi:

 “U kthyem me pendim dhe përkushtim duke i bërë Zotit tonë falënderim.”[12]

  1. Imam Muslimi transmeton se  Zejd Ibën Erkami, -Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!-, ka thënë: “Nuk po ju them asgjë nga vetja ime, përpos asaj që kam e dëgjuar Muhamedin, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, duke thënë: “O Allahu im, kërkoj strehim tek Ti nga paaftësia,  përtacia, frika, pafuqia, koprracia dhe dënimi i varrit. O Allahu im! Pajise shpirtin tim me devotshmëri, ma pastro shpirtin tim nga çdo gjë që është e ligë,sepse Ti je Pastruesi më i Mirë. Ti je Mbrojtësi im. O Allahu im, kërkojë strehë tek Ti të më ruash nga dituria e padobishme, zemra që nuk ka frikërrespekt, shpirti i pangopur dhe nga thirrja të cilës nuk i përgjigjesh!”.[13]
  2. Imam Ahmedi transmeton nga Abdullah bin Ebi u’fin, -Allahu qoftë i kënaqur me të dytë! se Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, thoshte: “O Allahu im, pajise jetën time me devotshmëri, vdekjen time me devotshmëri dhe më ruaj nga përfundimi i turpshëm (i keq)”.[14]

Vazhdon…

Nga Shejh Dr. Fadël Dhuhur El-Ilahiji

Përktheu: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_______________

[1] Kuran, Ez-Zumer: 10.

[2] Kuran, Ali Imran: 102.

[3] Kuran, En-Nisa: 1.

[4] Kuran, El-Ahzab: 70-71.

[5] Shiko: “Sahih Sunen ebi Davud”, nr.467.

[6] Shiko: “Sahih Sunen Et-Tirmidhi” nr.502; Shejh Albani, -Allahu e mëshiroftë!-, e ka vlerësuar për sahih (1/190).

[7] Shiko: “Sahih Sunen Et-Tirmidhi”, Shejh Albani, -Allahu e mëshiroftë!-, e ka vlerësuar për hasen.

[8] Shiko: “Sahih El-Buhari” (Kitabul-xhenaiz), nr. hadithit 1252.

[9] Shiko: “Sahih El-Muslim” (Kitab: Edh-Dhikr, dua, teube), 72-(2721), 4/2089.

[10] Kurani, Ez- Zuhruf;14.

[11] Shiko: “Sahihu Muslim” (Kitabul Haxh), 1342.

[12] Transmeton Imam Muslimi nga Abdullah ibën Omeri.

[13] Muslimi,nr.2722.

[14] Imam Ahmedi në Musnedin e tij,nr.19402,ndërsa Shejh Shuajb Arnauti e vlerëson hadithin si hasen(të mirë).

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 590