SHEMBUJ NGA SUNETI PROFETIK
Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Çka mendoni, sikur para derës së ndonjërit prej jush të ishte një lumë, ku do të lahej pesë herë në ditë, a do të mbetej ndonjë ndyrësi në trupin e tij?” Ata thanë: “Nuk do të mbetej asnjë ndyrësi.” Atëherë, i Dërguari tha: “Kështu është edhe shembulli i pesë kohëve të namazit, me to Allahu i shlyen mëkatet.”[1]
SHPJEGIM I HADITHIT
Ibnul Arabiu ka thënë: “Pika e ngjashmërisë është se njeriu njolloset me ndyrësira reale në trupin dhe teshat e tija, dhe uji i bollshëm i pastron ato, njashtu namazet e pastrojnë njeriun nga papastërtitë e mëkateve saqë të mos mbetet asnjë mëkat vetëm se ia largojnë.”
DOBI NGA HADITHI
- Vlera e namazit, dhe se namazi është shkak i shlyerjes së gabimeve dhe të mëkateve.
- Muslimani duhet të kujdeset për këtë obligim madhështor, ta kryen atë duke i zbatuar kushtet, shtyllat, vaxhibet dhe atë që mundet prej gjërave të preferuara, që ndikimi i saj të jetë edhe më i madh në pastrimin e muslimanit nga mëkatet e gabimet.
- Muslimani të kujdeset për vepra të mira derisa t’i shlyhen atij mëkatet.
Përktheu: Shpend Zeneli
Burimi: albislam.com
________
[1] Buhariu, 528. Muslimi 667.