1- Ruajtja e gjuhës nga përgojimi, sepse Allahu ka thënë në Kuranin Famëlartë: ”…mos përgojoni njëri-tjetrin…”. Huxhurat 12.
2- Largimi nga paragjykimet. Allahu i Lartësuar ka thënë: ”…largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkate…”. Huxhurat 12; ndërsa profeti ynë i dashur Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Kujdes nga paragjykimi, sepse paragjykimi është rrena më e madhe”.
3- Largimi nga talljet. Allahu ka thënë: ”…nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër…”. Huxhurat 11.
4- Ulja e shikimit nga haramet. Allahu ka thënë: ”Thuaj besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit)“. Nur 30.
5- Sinqeriteti në fjalë. Allahu i Madhëruar ka thënë: ”…dhe kur të flisni, thoni të vërtetën…”. Enam 152.
6- I devotshmi duhet t’i dijë mirësitë e Allahut mbi atë dhe të mos e pëlqejë veten e tij, se Allahu ka thënë: ”…përkundrazi Allahu juve ju ka shpërblyer me mirësi, që iu ka udhëzuar në besim, nëse jeni të sinqertë”. Huxhurat 17.
7- Ta shpenzojë pasurinë e tij në të vërtetën e jo në të kotën. Allahu ka thënë: “Edhe ata që kur shpenzojnë, nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur”. Furkan 67.
8- Të mos kërkojë për veten lartësi dhe mendjemadhësi. Allahu ka thënë: “Atë vend të përjetshëm (xhenetin) ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan, as mendjemadhësi, e as ngatërresa në tokë”. Kasas 83.
9- Falja e pesë kohëve të namazit në kohën e tyre. Allahu ka thënë: ”Ruani kohët e namazit, si dhe atë të mesmen dhe para Allahut qëndroni me përulje”. Bekare 238.
10- Qëndrueshmëria në sunet dhe xhemat. Allahu Dhul Xhelali uel Ikram ka thënë: “Kjo është (feja) ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni”. Enam 153.
Përktheu: Valdet Kamberi