Ebu Hurejre përcjellë se i Dërguari, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë: “çdo vepër e njeriut shumëfishohet. E mira shpërblehet dhjetë fish deri në shtatëqind fish – e Allahu ka thënë: përveç agjërimit, ai është për mua dhe unë e shpërblej” (Muslimi)
Ibën Rexhebi ka thënë: “të gjitha veprat e mira shunëfishohen dhejtë herë deri në shtatëqind herë përveç agjërimit, shunëfishimi i tij nuk kufizohet me këtë numër porse Allahu e shumëfishon tepër, pa e kufizuar me ndonjë numër.
Sa’dij ka thënë: që këtu ndalet lapsi ndërsa zemra vazhdon udhëtimin hareshëm drejt një vepreje të cilën Allahu e veçoi për vete, shpërblimin e caktoi nga begatia dhe mirësia e Tij, e këtë begati Allahu ia jep kujt të dojë, vërtetë Ai është Begatues i Madh.
Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri
29, shaban, 1439
15, maj, 2018
Mekë