Shqiptimi i tekbirit fillestar në namaz është detyrim

Shqiptimi i tekbirit fillestar në namaz është detyrim

0 1549


Pyetje:  Në rastet kur falemi me xhemat dhe pasi imami ka marrë tekbirin fillestar, hasim që nga xhemati (d.m.th., atë që e kemi pranë) e thotë tekbirin në vete, nuk dëgjojmë zë apo të pëshpëritë shprehjen e tekbirit. A llogaritet hyrje në namaz me shprehjen në vetvete.

Përgjigje: Në emër të Allahut Mëshirëplotit Mëshirëbërësit. Shprehja e tekbirit kur e fillojmë namazin është nga shtyllat e namazit dhe ai (tekbiri) duhet të shprehet qartë (Allahu Ekber). Së paku sa të dëgjojë vetë falësi d.m.th., të lëvizë gojën (gjuhën), se përndryshe nuk llogaritet shprehje, por atëherë është e menduar. Namazi është ibadet në vepra dhe në shprehje. Allahu i Madhëruar ka thënë: “dhe kryejeni me rregull faljen,” d.m.th., vepër dhe po ashtu ka thënë: “pra, faluni duke lexuar Kuran sa t’ju vijë më lehtë prej namazit” Muzemil 20, pra, leximi është kur e shpreh. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem, kur ia ka përmirësuar namazin atij që nuk diti të falet i tha: Kur të ngrihesh për t’u falur merr mirë abdes, pastaj kthehu nga kibla dhe thuaj “Allahu Ekber”. E përcjell Buhariu dhe Muslimi. Edhe Aisheja tregon se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, kur e ka filluar namazin i ka ngritur duart në lartësinë e supeve dhe ka thënë “Allahu Ekber”, d.m.th. e ka dëgjuar kur e ka shprehur këtë.

Në një hadith të Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, thuhet: “Allahu ia ka falur atyre që i përkasin umetit tim për atë që pëshpëritin në vetvete”. Për shkak se nuk e kanë shprehur e si do të jetë halli i atyre që falen pa e shprehur tekbirin, falen duke lexuar me vete pa e lëvizur gojën (apo gjuhën)?! Imam Neveviu ka thënë: … të tjerët përpos imamit, është Sunet ta thonë tekbirin fshehurazi, e më e ulëta është sa të dëgjojë ai vetë dhe kjo është e përgjithshme për tekbirin, tesbihin në ruku, teshehud, dua, selam e kështu me radhë. Imam Shafiu në “El-Um” ka thënë: I shpreh sa të dëgjojë vetë dhe ai që vijon pas tij dhe jo më shumë. (Shiko “El-Mexhmu” 3/ 295)

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM