Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton dhe thotë: Një ditë, gjersa po qëndronim me Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, përpara nesh u paraqit një njeri me rroba shumë të bardha dhe me flokë shumë të zinj. Tek ai nuk dukeshin shenjat e udhëtimit dhe askush nga ne nuk e njihte. U ul pranë Pejgamberit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, i mbështeti gjunjët e tij me gjunjët e Pejgamberit dhe i vendosi duart mbi kofshët e tij dhe tha:
“O Muhamed, më thuaj çfarë është Islami?”. Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, tha: “Islam është: të dëshmosh se nuk meriton askush të adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe Pejgamberi i Tij, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të bësh haxhin në Qabe, nëse ke mundësi.” (Njeriu) tha: “të vërtetën pohove.” Ne u habitëm nga ajo që ai e pyeste e pastaj thoshte se (Pejgamberi) po pohonte të vërtetën.
Ai tha: “Më thuaj çfarë është Imani (besimi)?” Ai (Pejgamberi) u përgjigj, “të besosh Allahun, melekët e Tij, Librat e Tij, Pergamberët e Tij, Ditën e Fundit dhe të besosh në Caktimin (kaderin), se e mira dhe e keqja vijnë prej Tij .” Ai tha: “të vërtetën pohove.”
Dhe më pas tha: “Më thuaj çfarë është Ihsani (mirësia e përsosur)?” Ai u përgjigj: “Ai është, të adhurosh Allahun sikur të jesh duke e parë Atë, pasi edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai me të vërtetë të sheh ty.”
Ai tha, “Më thuaj për Çastin se kur do të ndodhë?” Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të u përgjigj: “I pyeturi nuk di më tepër sesa pyetësi.”
Ai tha: “Më thuaj për shenjat kiametit.” Ai iu përgjigj: “Robëresha do të lindë të zonjën e saj; dhe do t’i shohësh këmbëzbathurit, të zhveshurit e të varfërit, barinjë të dhenve duke bërë gara se kush ndërton më tepër ndërtesa të larta.”
Pastaj, ai u largua, ndërkohë që unë qëndrova për shumë kohë. Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, më tha: “O Omer, a e di kush qe pyetësi?” Unë i thashë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Ai tha: “Ai qe Xhibrili, dhe erdhi që t’ju mësojë fenë tuaj.” Shënon Muslimi.
Kuptimi i përgjithshëm i hadithit
Sahabët, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, kishin dëshirë të pyesin të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, duke mospëlqyer teprimin në të pyeturit. Ishte e çuditshme për ta, që një u huaj, të pyet të dërguarin, e ata t’i dëgjonin përgjigjet, përderisa sahabët ishin ulur me të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, duke mësuar dhe kuptuar fenë tek ai, hyri ky person i panjohur, nga i cili nuk vëreheshin shenja të udhëtimit, erdhi saqë u ul përballë të dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, filloi ta pyet dhe t’ia konfirmon përgjigjet e tija, gjë që i habiti sahabët nga ky veprim i këtij personi të huaj!
Megjiatë, ata dëgjuan me një heshtje të madhe atë që ai thoshte dhe përgjigjet nga i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ishin pyetje që kanë të bëjnë me themelet e fesë, e përgjigjet e të dërguarit ishin shumë të qarta, të mjaftueshme, e përfshirëse.
E pyeti për imanin, e i dërguari ia tregoi shtyllat e tij,e pyeti për islamin, e i tregoi i dërguari, farzet e fesë, e pyeti për ihsanin i përmendi dy mënyrat e sqaroi dy shyllat e tij, në fund i hauaji përfundoi pyetjet e tija, me peytjen rreth Kiametit, ku edhe përfundon kjo botë, kur njerëzit do ringjallen për të dhënë llogari e për tu shpërblyer. U përgjigj i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, se nuk ka askush prej krijesave që di kohën se kur do të ndodhë, e personi e pyeti për shenjat e tij. Ai ia përmendi disa prej shenjave, si marrja e robëreshave nga mbretërit që do lindin fëmijë, të cilët më pas do jenë zotërinj të nënave të tyre robëresha, e përmendi prej shenjave garimin e barinjëve, këmbëzbathur nga beduinët arab, në ndërtime, në këmbim të jetës së tyre në rrugëtime e shpërngulje. Pas gjithë këtyre pyetjeve të thella, e përgjigjeve të qarta, u largua, e la në zemrat e atyre që dëgjonin prej sahabëve, disa mësime imanore shumë të rëndësishme. I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk harroi që të largon habinë e tyre nga pyetjet e këtij të huaji, e u tregoi se ai pyetësi ishte Xhibrili, alejhi selam, kishte ardhur që t’ua mësonte fenë.
Dobi nga hadithi
- Ky hadith sqaron se çështë islami, dhe se ai përfshin gjitha veprat e mira të ushme, që prej shqiptimit të shehadetit, namazi, zeqatit, agjërimit e haxhit.
- Sqaron se çështë imani, dhe se ai përfshiin gjitha veprat e brendshme, që prej besimi në Allahun, melaqet, librat, të dërguarit, ditën e Fundit, kader qoftë për mirë apo për keq.
- Besimi në Allahun nënkupton pohimi i ekzistimit të Tij, dhe se është i atribuar me atribute absolute, i pastër nga çdo atribut mangësie.
- Besimi në melaqet nënkupton, pohimi i ekzistencës së tyre, dhe se ata janë ashtu siç Allahu i ka përshkruar, robër të ndershëm.
- Besimi në të dërguarit nënkupton,pohimi se ata janë të dërguar prej Allahut, janë besnik në atë që ata rrëfejnë.
- Besimi në librat që nënkupton, pohimi se janë fjalë të Allahut, dhe se çfarë ato përmbanin ishte e vërtetë.
- Besimi në ditën e Fundit nënkupton, pohimi i ringjalljes pas vdekjes, llogari, peshores, xhenetit e xhehenemit.
- Obligueshmëria e besimit në të gjitha shtyllat, pa dalluar mes tyre, përpos asaj që është veçuar me emërtime, në këtë rast duhet besuar në to veçmas. Si të besuart në Musain, Isain, Harunin prej pejgamberëve, besimi në Tevratin, Inxhilin, e Kuranin. Të besuarit në Xhibrilin, Mikailin prej melaqeve.
- Të besuarit në kader nënkupton, se Allahu ka qenë i dijshëm për përcaktimet e gjërave, për kohërat para se të krijohen, pastaj i krijoi ajo që në dijen e Tij ishte se do krijohet, kështu që çdo krijesë është burim i Dijes, Fuqisë dhe Dëshirës së Allahut.
- Feja islame përmban tri shtylla kryesore: imani, islami dhe ihsani.
- Kuptimi i Ihsanit, që është: të ndjehet prania e mbikqyrjes së Krijuesit të Madhërishëm, me një bindje se Allahu atë e sheh, i di veprimet, gjendjet, nga at që shfaqen dhe ato të fshehta.
- Ky hadith sqaron se dija mbi Kiametin i takon vetëm Allahut, dhe se të dërguarit,melaqet e gjithë tjerët nuk kanë dijeni për kohën se kur do ndodhë.
- Kiameti njihet me ndodhinë e shenjave të tij.
HADITHI I TRIDHJETË E PESË
DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)
Përktheu: Shpend Zeneli
Burimi: albislam.com