SHUMË THESARE MES EZANIT DHE IKAMETIT

SHUMË THESARE MES EZANIT DHE IKAMETIT

0 778

Kur të thërret muezini: (حَيَ على الصَّلاة حي على الفلاح) eja në namaz, eja në shpëtim, është thirrje shumë madhështore, me të cilën testohen njerëzit se kush prej tyre më së shpejti do i përgjigjet thirrjes, e ata do dallohen, e lum për at i cili iu përgjigj dhe arriti me shpëjtësi në adhurim ndaj Allahut, aty ai do gjejë thesare të shumta me këtë përgjigje të tij, aq shumë janë sa nuk arrin njeriu ti numërojë, por që të gjitha ato sillen rreth përfitimeve të mëdha që ndikojnë në përmirësimin e përqendrimin e zemrës.

Më poshtë janë të shënuar thesare, të renditura si në vijim:

  1. Lutja e melaqeve për atë njeri, me fjalët e tyre (O Allah fale këtë njeri)
  2. Lutje e melaqeve që Allahu atë ta mëshiroje, me fjalët e tyre (O Allah mëshiroje)
  3. Lutja e tyre me fjalët (O Allah pranoje pendesën prej tij)
  4. Lutje e tyre për të, me fjalët (O Allah, bekoje atë)
  5. Namazi vullnetar, apo sunetet e namazeve ditore, të cilat falën mesa ezanit e ikametit.
  6. Lutjet mes ezanit dhe ikametit; kjo lutje në këtë kohë nuk refuzohet, mbështetur në hadithin: (Duaja mes ezanit dhe ikametit nuk refuzohet).
  7. Falja e namazit me qetësi, rehati e përkushtim, sepse njeriu i cili me kohë vije në xhami është i përgatitur për këtë adhurim.
  8. Leximi i disa pjesëve të Kuranit, e që një shkronjë shpërblehet me dhjetë shpërblime.
  9. Arritje e shpërblimit të safit të parë.
  10. Arritje e shpërblimit të tekbirit fillestar.
  11. Ti llogaritesh të jesh në namaz për aq sa je duke pritur namazin.
  12. Përsëritja e ezanit, dhe lutjet pas, në mënyrë që të arijmë shefatin e pejgamberit (alejhi selam)
  13. Arritja e shpërblimeve të ditës së xhuma, duke i paraprirë shkuarjes në xhami para ezanit.

Për të arritu këto thesari kemi nëvojë për një cilësi shumë të rëndësishme, të mbizotrojmë epshin e të luftojmë me veten tonë, në mënyrë që të përshtatemi për këto vepra të mira.

Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 592