TË MENDUARIT POZITIV

TË MENDUARIT POZITIV

0 1746

Besimtari çdoherë i jep përparësi të menduarit pozitiv dhe jo pa sebep/shkak. Ja disa arsye “të arsyeshme” për këtë gjë:

– Të menduarit pozitiv ndihmon në menaxhimin më të mirë me stresin dhe ndihmon tejkalimin e situatave të tilla me sukses.

– Shëndet më të mirë. Të menduarit ndikon në mënyrë direkte mbi trupin tonë dhe mënyrën e funksionimit të tij. Kur mendimet negative zëvendësohen me qetësi, besnikëri dhe paqe në vend të hidhërimit, frikës dhe brengës, do ta shijoni ndjenën e rehatisë.

– Vetëbesimi.  Kur kemi vetëbesim kjo do të thotë se besojmë në aftësitë dhe shkathtësitë tona. Kjo do të thotë se jemi të lumtur dhe nuk kemi nevojë ta luajmë rolin e tjetrit. Nuk kemi nevojë të bëhemi si tjetri.

– Vendimmarrje më e mirë. Të menduarit pozitivisht parandalon krijimin e gjykimeve joreale, paragjykimeve dhe vendimeve dhe veprimeve për të cilët ndoshta më vonë do të pendoheni.

– Përqëndrim më i mirë. Të menduarit pozitivisht ndihmon të fokusoheni në ygjidhjen e problemit e jo të humbni kohë dhe energji në emocione negative.

– Menaxhim më i mirë i kohës, me fokusim më të mirë dhe vendime të duhura. Do të jeni më të organizuar dhe do fitoni më shumë “quality time-kohë cilësore”, për veten dhe familjen tuaj.

– Më pak frikë. Frikën e shkakton të menduarit rreth gjërave negative.

– Jetë më të lumtur. Nesë mendoni pozitivisht dhe mundoheni tu shmangeni gjërave negative do të gëzoni jetë të lumtur, paqe dhe shëndet të mirë.

Suksese…

Hoxhë Talha Kurtishi

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 592