1. “Besimi dhe devotshmëria janë dyert e bereqetit.” – Shejh Dr. Sead el-Atik
2. “Shpeshtimi i dhikrit (përmendjes së Allahut) është nga shkaqet e qetësimit të zemrës, dhe kur shtohet dhikri e pakësohet qetësimi, sepse nëse gjuha bën dhikër ndërsa zemra është në gaflet (shkujdesje), edhe dënimi është sipas llojit të veprës [“Vërtetë, me përmendjen e Allahut zemrat qetësohen.” (er-Rad: 28)]” – Shejh Dr. AbdulAziz et-Tarifi
3. “Të gjitha sprovat janë të lehta përveç sprova në fé. Prandaj i Dërguari salAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Dhe mos na sprovo në fenë tonë.”” – Shejh Dr. Muhammed Salih el-Munexhid
4. “Nijeti (qëllimi) është tregtia e dijetarëve.” – Thënie dijetarësh
5. “Shumica e njerëzve që kanë gabime, më së shumti i përmendin gabimet e njerëzve tjerë.” – Ibn Sirini, Allahu e mëshiroftë
6. “(Elhamdulilah, Falënderimi i takon Allahut) është fjala e parë të cilën e ka thënë Ademi (alejhis-selam), pasiqë e krijoi Allahu, dhe është fjala e parë që ekziston në Kur’anin Famëlartë, dhe njerëzit më të mirë në Ditën e Kijametit janë falënderuesit. Elhamdulilah.” – Shejh Hilmi en-Nexhar
Përktheu dhe përgatiti: Amir Shabani
Burimi: albislam.com