THIRRËSIT NË RRUGËN E ALLAHUT

THIRRËSIT NË RRUGËN E ALLAHUT

0 1392

Thirrësit ndahen në dy grupe:
1. Thirrës për tek Allahu, i cili është i sinqertë dhe kërkon që njerëzit të ecin në rrugën e Allahut.
2. Thirrës në tjetërkënd veç Allahut, i cili mund të jetë një thirrës për vetveten thërret në të vërtetën me qëllim që njerëzit ta lartësojnë dhe ta respektojnë midis njerëzve.
Për këtë arsye hidhërohet kur njerëzit nuk veprojnë atë që ai urdhëron dhe nuk hidhërohet kur njerëzit kryejnë të ndaluara dhe as nuk i thërret ata që t’i lënë ato (të ndaluarat).
Thirrësi nëse shikon se njerëzit largohen prej tij të mos bëhet pesimist dhe të lërë thirrjen, sepse Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- i tha Aliut,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-: “Pasha Allahun, nëse Allahu udhëzon nëpërmjet teje një person të vetëm, kjo është më e mirë për ty se sa deveja e kuqe”.
Shënuar nga Imam Buhariu dhe Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me dytë!.

Kur thërret për tek Allahu dhe nuk përgjigjet askush, atëherë le të jetë hidhërimi yt për shkak se e vërteta nuk ndiqet. Nëse nuk i përgjigjet askush thirrjes tënde je i shfajësuar.

Thirrja përfshinë sinqeritetin dhe diturinë, dhe më së shumti që e shkatërron thirrjen është mospasja e sinqeritetit dhe e diturisë.

Ajo çka përfshihet në dituri është:

  1. Dija e sheriatit;
  2. Dija e gjendjes së atij qe thërret;
  3. Dija e rrugës që të çon në vërtetimin e thirrjes.

Dhe i padituri më shumë shkatërron se sa rregullon davetin.

Shejh Muhamed bin salih el uthejmini,- Allahu e meshiroftë!.

Përshtati –  Suad Shabani
Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 577