TI JE ROB I ALLAHUT EDHE PAS RAMAZANIT

TI JE ROB I ALLAHUT EDHE PAS RAMAZANIT

0 1977

Vëlla i nderuar, motër e respektuar!

Mos harro një gjë!

Nëse e ke adhuruar Allahun në Ramazan, nëse iu ke nënshtruar urdhërave të Tij dhe iu ke larguar ndalesave të Tij, nëse ke falur rregullisht namazin, ke agjëruar, nëse ke lexuar Kur’an dhe e ke përmend Allahun shpesh, nëse ti në Ramazan ke qenë durimtar, tolerant, solidar dhe bamirës dhe i ke mbajtë lidhjet farefisnore, atëherë ke kujdes që mos t’a shkatërrosh ndërtesën e bukur e veprave të mira që e ke ndërtuar në Ramazan, me lënien e tyre pas Ramazanit.

Vetëmse shkoi Ramazani, Allahu nuk shkon, Ai është i gjallë dhe i përhershëm! Ai e meriton adhurimin tonë edhe pas Ramazanit!

Ti je rob i Allahut edhe pas Ramazanit!

Prandaj kujdes! Se edhe veprat e këqija i shkatërrojnë ato të mirat!

Ndërsa nëse je prej atyre të cilët fare nuk e kan shfrytëzuar këtë muaj të begatshëm, atëherë mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën në mëshirën dhe faljën e Allahut! Dyert e pendimit i ke hapur, nuk duhesh me pritë deri Ramazanin tjetër. Caktimin e Allahut ne nuk e njohim!

Allahu të fton që të kthehesh tek Ai, dhe të pendohesh sinqerisht! Allahu gëzohet fort me pendimin tënd!

Allahu i lartësuar thotë:”

قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَىٰ أَنْفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِنْ رَحْمَةِ اللَّهِ ۚ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا ۚ إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ

Thuaj: “O robërit e mi, që i keni bërë keq vetvetes, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i falë të gjitha mëkatet. Ai, me të vërtetë, është falës dhe përdëllimtar.”

Mëshira e Allahut është aq e gjërë saqe bile me pendimin tënd t’sinqertë, Allahu veprat e këqij t’i shndërron në të mira!

إِلَّا مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلًا صَالِحًا فَأُولَٰئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ ۗ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَحِيمًا

” përveç atij që pendohet, dhe beson e punon vepra të mira. Këtyre, Allahu, ua ndërron veprat e këqia në të mira. E, Allahu është falës e mëshirues.”

Prandaj mos e humb shpresën në mëshirën Allahut!

Allahu jep suksesin!

A.Elezi

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 586