TREGIMI I KAFES DHE FILXHANËVE

TREGIMI I KAFES DHE FILXHANËVE

0 2563

Prej traditave të bukura në shkollat e mesme dhe në universitetet e Amerikës janë takimet vjetore në të cilët ish nxënësit takohen, këmbejnë informata. Flasin kush është martuar kush është bërë me fëmijë etj.

Në një takim të tillë, disa të diplomuar janë takuar me profesorin e tyre, tanimë plak. Pas viteve të gjata që kaluan qëkur i braktisën bankat e universitetit. Tanimë kishin jetë të suksesshme , stabilitet financiar, pozitë shoqërore. Pas përshëndetjes dhe formaliteteve të takimit filluan ofshamat dhe ankesat për presionet e punës dhe jetës e cila shkaktonte shumë strese.

Profesori u largua për disa çaste. U kthye me një ibrik me kafe dhe filxhanë të formave dhe ngjyrave të ndryshme. Filxhanë kinezë luksozë, filxhanë të melaminit, filxhanë nga qelqi i thjeshtë, filxhanë të kristalit, të plastikës. Disa prej tyre ishin me pamje të bukur dhe me çmim të lartë që gjinden vetëm në shtëpitë e aristokracisë, por kishte edhe të tillë që i ka çdo shtëpi madje edhe ato të varfrat.

Mësuesi foli dhe tha urdhëroni, çdokush le të shërbej vetën dhe pasi të gjithë e zgjodhën nga një filxhan tha: a nuk e vërejtët se si i zgjodhët filxhanët e bukur dhe i anashkaluat ato të thjeshtët???

Është normale që çdokush ta kërkojë atë që është më e mirë dhe pikërisht këtu qëndron shkaku i brengës dhe shqetësimit.

Ajo për të cilën vërtetë keni nevojë është kafeja dhe jo filxhani. Të gjithë shpejtuat ti merrni filxhanët e shtrenjtë dhe të bukur duke shikuar se çfarë filxhani ka marr shoku juaj.

Të themi kushtimisht sikur jeta të ishte kafeja, atëherë posti, pasuria, pozita shoqërore do ishin filxhanët. Ato janë vetëm vegla dhe enë që e mbajnë jetën. Lloji i jetës (simbolikisht kafeja) është i njëjtë nuk ndryshon me ndryshimin e enës. Nëse përqendrohemi në formën e enës atëherë do ta humbim rastin të kënaqemi me shijen e kafes. Ju këshilloj më pak të përqendroheni te filxhanët (pasuria dhe pozitat) e më shumë te kafeja (jeta).

Realisht kjo është sëmundja nga e cila vuajnë shumë njerëz. Një kategori asnjëherë nuk e falënderon Allahun për gjendjen në të cilën është, pa marr

parasysh sukseset e arritura, sepse vazhdimisht i shikon të tjerët. Martohet me një grua të bukur dhe të moralshme por vazhdimisht mendon se tjetri është martuar me një grua më të mirë se vet gruaja e tij. Ulet në restorant, bën porosinë e ushqimit dhe në vend se të kënaqet me ushqimin e tij vazhdon ti përcjell ushqimet që i kanë porositur të tjerët duke thënë: ah sikur edhe unë ta kisha porositur atë ushqim.

Përktheu: M-r. Talha Kurtishi

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 579