- Çfarë thua për një grua muslimane, e shëndoshë mentalisht, e rritur, e lirë, vdes vdekje normale, as nuk është mbytyr nga ndokush, as që është mbytyr në zjarr, e as në luftë, megjithatë urdhërohen njerëzit që mos t’ia lajnë xhenazen, po mjaftohet vetëm se me tejemum?
PËRGJIGJJA: Ky është rasti i gruas e cila vdes (në një rugëtm, etj) e nuk ka asnjë prej gjinisë femërore që do e lajë, e as burri i saj, kështu që të tjerët vetëm se i japin tejemum, e qefinosin dhe ia falin namazin.
- Dy gra, që të dyja lindin në një shtëpi, njëra prej tyre lind një djalë e tjetra vajzë, por secila pretendon se djali është i sajë, si arrihet zgjidhja?
PËRGJIGJJA: Ajo grua qumështi i së cilës është ë i rëndë është nëna e djalit. (Kjo është në kohët e mëhershme, por që tani mund të arihet në mënyra të ndryshme).
- Në një vend janë dyzet burra, që të gjithë muslimanë, të shëndoshë në mendje, të rritur, të lirë, dhe janë vendas, megjithatë nuk e kanë për detyrë faljen e namazit të xhumasë, dhe nuk u pranohet edhe nëse e falin?
PËRGJIGJJA: Këta janë dyzet burra memecë (nuk kanë aftësinë e të folurit), kështu që s’ka asnëjri në mesin e tyre që mund të mbajë hutben, për këtë ata e falin vetëm namazin e drekës.
- Janë tri ditë të ngitura, ditën e parë është obligim të agjërohet, dita e dytë është haram të agjërohet e dita e tretë lejohet të agjërohet?
PËRGJIGJJA: Dita e parë është dita e tridhjetë e muajit Ramazan, dita e dytë është dita e Fitr Bajramit, e dita e tretë është dita e dytë e Fitr bajramit.
Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi
Pjesa e gjashtë
Burimi: albislam.com