Tregohet se një perandor Kinez kishte vendosur një guri të madh (shkëmb) në rrugën kryesore, ajo njerëzve ua bllokoi rrugën plotësisht, dhe aty vendosi një roje që të vëzhgojë sjelljet e njerëzve, e më pas, pastaj ta njoftoj atë (perandorin)!
Kaloi personi i parë dhe ishte një tregtar i madh në vend, shikoi gurin (shkëmbin) dhe u nevrikos duke kritikuar atë që kishte hedhur atë, pa e ditur se ai ishte Perandori. Eci rreth e rrotull gurit (shkëmbit) duke bërtitur: “do të shkoj të ankohem për këtë çështje, dhe do ta dënojmë atë që e ka vendosur këtë”.
Kaloi personi i dytë dhe ishte një ndërtues godinash. Edhe ai veproi njëjtë, sikurse tregtari, por zëri i tij ishte më i ulet, sepse ai ishte me më pak peshë në vend se sa i pari.
Pastaj kaluan tre shokë nga të rinjtë që ende nuk e kishin gjetur veten dhe po kërkonin personalitetin në jetë, qëndruan në një anë të gurit (shkëmbit) dhe filluan të talleshin me vendin e tyre, dhe atë që e kishte vendosur gurin e cilësonin si injorant, ahmak dhe kaotik, e pastaj u larguan drejt shtëpive të tyre.
Pasi kaluan dy ditë, në atë rrugë kaloi një bujk i varfër, nuk foli asgjë i përvoli mangat e tij dhe u përpoq ta largoj. Kërkoi ndihmë nga kalimtarët që vinin dhe ata e ndihmuan, e kështu e larguan gurin (shkëmbin) nga rruga.
Kur bujku largoi gurin (shkëmbin), në rrugë (prapa shkëmbit) gjeti një qyp ku aty kishte ari dhe një letër në të cilën thuhej: “nga Perandori, tek ai i cili e largon gurin (shkëmbin), kjo dhuratë është për ty sepse ti je njeri pozitiv. U angazhove në zgjidhjen e problemit në vend se të fillosh të ankohesh.”
Çdo njëri prej nesh le të shikoj se me çfarë probleme ballafaqohet, dhe a mund t’i zgjidhim ato me lehtësi para se të fillojmë të mendojmë për ankesa.
Përktheu: Valdet Kamberi