12.8 C
Skopje
E premte, 17 Prill, 2026

VLERA E DASHURISË VËLLEZËRORE

“Me të vërtetë, muslimanët janë vëllezër, andaj pajtoni vëllezërit tuaj në mes vete dhe frikësojuni Allahut, për t’u mëshiruar ju.” (Huxhurat : 10).

“Muhammedi është Pejgamber i Allahut. E, ata që janë me të (shokët e tij) janë të ashpër ndaj mohuesve, e të mëshirshëm në mes tyre.” (Fet’h: 29).

Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Ai i cili i ka këto tri cilësi, ai do ta ndjejë kënaqësinë e imanit. Që Allahu dhe i dërguari i Tij të jenë më të dashur te ai se çdo kush tjetër, ta dojë një njeri vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë të kthehet në mosbesim pasi që Allahu i Lartësuar e ka shpëtuar prej saj, ashtu siç urren që të futet në zjarr.”[1]

Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Kush e viziton një të sëmurë ose e viziton vëllain e tij që e do për hir të Allahut, do ta thërras një thirrës (melaqe): Sa vepër dhe ecje të mirë që ke bërë dhe je afruar një shkallë pranë Xhenetit.”[2]

Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Ka prej robërve të Allahut të cilët nuk janë pejgamberë e as shehidë, të cilëve pejgamberët dhe shehidët ua kanë lakminë atyre në ditën e gjykimit për pozitën e lartë që e kanë te Allahu i Madhëruar. Të pranishmit i thanë: A po na tregon se kush janë ata ? Pejgamberi, alejhi selam, ua ktheu: Ata janë njerëzit të cilët janë dashur për hir të Allahut dhe nuk janë dashur përshkak të lidhjeve të tyre farefisnore e as për hir të pasurisë që ia japin njëri tjetrit. Pasha Allahun, fytyrat e tyre janë të shndritura dhe ata janë në një ndriçim, nuk frikësohen atë ditë kur do të frikësohen njerëzit dhe nuk do të pikëllohen atê ditë kur do të pikëllohen njerëzit.”[3]

Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Kur muslimani e takon vëllain e tij musliman dhe e përshëndet për dore, do të bien mëkatet prej tyre ashtu siç bien gjethet nga pemët e thata në një kohë me frymë (erë) dhe do t’ju falen mëkatet e tyre, edhe sikur të ishin sa shkuma e detit.”[4]

Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Allahu i Lartêsuar do të thotë në ditën e gjykimit: “Ku janë ata të cilët janë dashur për hir të Madhështisë Time? Unë sot ata do t’i fus nën hijen Time kur nuk ka hije përveç hijes Time.” (Muslimi).

Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Shtatë persona do t’i fusë Allahu i Lartësuar nën hijen e Tij atë ditë kur nuk ka hije përveç hijes së tij, prej tyre ka cekur edhe: “… dy persona të cilët janë dashur vetëm për hir të Allahut, janë takuar për hir të Allahut dhe janë ndarë për hir të Allahut “[5]

Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Një njeri kishte shkuar për ta vizituar vëllain e tij (musliman) në një fshat tjetër dhe Allahu i Lartësuar e kishte dërguar një melaqe te rruga në të cilën kishte shkuar ai dhe pasi që e kishte takuar e kishte pyetur: Ku po shkon ? Po shkoj ta takoj vëllain tim në këtë fshat, i ishte përgjigjur ai. Melaqja i kishte thënë: A ke ndonjë dobi tjetër prej tij? Ai i kishte thënë; Jo, vetëm se e dua për hir të Allahut. Melaqja i tha: Unë jam dërguar nga Allahu i Lartësuar te ti që të tregoj se Allahu i Lartësuar të do ty, ashtu siç e do ti këtë vëlla për hir të Allahut.[6]

Transmeton Imam Maliku se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Allahu i Madhëruar ka thënë: “Allahu i Madhëruar ka thênë: Ia kam bërë obligim Vetes që t’i dua ata të cilët duhen për Mua dhe ata të cilët e vizitojnë njëri tjetrin për hir Timin dhe ata të cilët sakrifikojnë për Mua.”[7]

Përgatiti dhe ligjeroi: Suad B. Shabani Xhamia Meshira ne Brig te Zvicrres Ramazan, 2014

Burimi: albislam.com

[1] (Buhariu dhe Muslimi).

[2] (Shejh Albani ka thënë se hadithi është hasen, shih: Sahih el Xhami, nr.3253).

[3] (Hadithi është Hasen sipas Shejh Albanit).

[4] (Shejh Albani ka thënë se hadithi është hasen).

[5] (Buhariu dhe Muslimi).

[6] (Muslimi).

[7] (Shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih, Sahihul Xhami: 7289).

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...