VLERA E DIJETARËVE!

VLERA E DIJETARËVE!

0 1514

Transmetohet nga Abdullah ibn Amri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë:

إِنَّ اللَّهَ لَا يَقْبِضُ الْعِلْمَ انْتِزَاعًا يَنْتَزِعُهُ مِنْ الْعِبَادِ وَلَكِنْ يَقْبِضُ الْعِلْمَ بِقَبْضِ الْعُلَمَاءِ حَتَّى إِذَا لَمْ يُبْقِ عَالِمًا اتَّخَذَ النَّاسُ رُءُوسًا جُهَّالًا فَسُئِلُوا فَأَفْتَوْا بِغَيْرِ عِلْمٍ فَضَلُّوا وَأَضَلُّوا .

“Allahu nuk e merr diturinë, duke e nxjerrë nga gjoksat e njerëzve, por Allahu e merrë diturinë duke i marrë dijetarët. Dhe kur të mos mbetet asnjë dijetar, njerëzit do t’i llogarisin udhërrëfyes të tyre injorantët (të paditurit). Njerëzit i pyesin kurse ata u përgjigjen pa dituri, kështu e hedhin në devijim veten e tyre, por edhe të tjerët i devijojnë.”

(Shënon: Buhariu- 1/234(kapitulli mbi diturinë), Muslimi- 16/223-224 (kapitulli mbi diturinë).

E kanë pyetur Ubade ibn Samitin,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- rreth këtij hadithi, e ai ka thënë: “Nëse dëshiron të tregoj se cila nga llojet e diturisë është ngritur e para prej njerëzve, atëherë dije se ajo është përulja-hushui”.

Ubadeja ka thënë kështu, sepse dituria ndahet në dy pjesë:

Dituria e cila le gjurmë në zemrën e njeriut: dituria mbi Allahun, Emrat, Cilësitë dhe veprat e Allahut (këto shkaktojnë përuljen para Allahut, madhërimin, dashurinë, shpresën, frikërespektin dhe mbështetjen tek Allahu).”

Shejh Ahmed Ferid

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM