Një ditë, një burrë i pasur turk me emrin Hajredin Kashtixhi, bleu 2 kilogramë rrush – gjatë epokës osmane – i tha shërbëtorit ta çonte në shtëpi dhe t’ia jepte gruas së tij sepse ai po shkonte në punë. Në mbrëmje u kthye, dhe pasi pushoi pak, kërkoi nga bashkëshortja pak rrush për të ngrënë mirëpo ajo i tha: Ne e hëngrëm dhe nuk mbeti asgjë prej tij ..
Kështu burri u ngrit dhe doli nga shtëpia. Gruaja e tij e thirri mirëpo ai nuk iu përgjigj asaj. Shkoi te një nga agjentët e patundshmërive dhe tha: dua tokën më të mirë që keni dhe e bleu. Menjëherë pas kësaj shkoi te një kontraktor dhe i tregoi tokën duke i thënë: dua të më ndërtosh një xhami dhe të fillosh me punë që tani, para meje. Kontraktori i solli punëtorët dhe ata filluan të ndërtonin..
U kthye Hajredin efendiu në shtëpinë e tij ndërsa gruaja e tij e pyeti: ku ishe?
Ai tha: Tani po vdes me qetësi, se nuk më kujtuat as për një kokërr rrushi duke qenë gjallë në mesin tuaj, e si do të më kujtoni me lëmoshë pas vdekjes sime..
Tani e 400 vjet ekziston kjo xhami, një lëmoshë e vazhdueshme për këtë njeri që mori mësim nga një kokërr rrushi.. Në këtë xhami të Stambollit mund të falen 200 besimtarë dhe mban emrin ‘Sikur hëngra rrush’ (Sanki üzüm yedim)
Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri
02/07/2023