22.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

16 – O ALLAH NA NDIHMO QË TY TË PËRMENDIM, TY TË FALËNDEROJMË DHE NË FORMËN MË TË MIRË TY TË ADHUROJMË

O Allah, na ndihmo që Ty të përmendim, Ty të falënderojmë dhe në formën më të mirë Ty të adhurojmë

اللَّهُمَّ أعِنَّا عَلَى ذِكْرِكَ، وَشُكْرِكَ، وَحُسْنِ عِبَادَتِكَ

(Allahume ainna ala dhikrike, ve shukrike, ve husni, ‘ibadetike)

Komentim i lutjes

Kjo lutje është përmendur në hadithin e Muadh ibn Xhebelit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, e mori atë për dore dhe i tha: “O Muadh, Betohem në Allahun se unë të dua, betohem në Allahun se unë të dua. Dhe tha: “Të porosis që në fund të çdo namazi të mos e lesh pa thënë: O Allah, më ndihmo që Ty të përmendi, Ty të falënderoj dhe në formën më të mirë Ty të adhuroj”.[1]

Kjo lutje ka një vlerë shumë të madhe, është shumë e çmuar, për atë se, lutja më e mirë është kërkimi i ndihmës në kënaqësitë e Allahut, e dhuratat më të mira janë: lehtësimi i kësaj kërkese. Që të gjitha lutjet e transmetuara sillen rreth kësaj, dhe largimin e të kundërtës, dhe në plotësimin e saj, e në lehtësimin e shkaqeve të saja, kështu që medito. Shejh islam ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kam medituar rreth lutjes më të dobishme, dhe gjeta se ajo është kërkimi i ndihmës në kënaqesitë e Tija, e që më pas këtë lutje e vërejta në suren Fatiha, dhe atë në ajetin: “Vetëm Ty të adhrojmë, dhe vetëm prej Teje dihmë kërkojmë”. Fatiha, 5.[2]

Për këtë i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, porositi mikun e tij, Muadhin që të mos e le këtë lutje në fund të çdo namazi, e disa e përcaktojnë këtë lutje me kuptimin pas përfundimit të çdo namazi, mirëpo mendimi më i saktë është të thuhet në fund të çdo namazi.

Fjala e tij “O Allah na ndihmo që Ty të përmendim”, që është një kërkim prej Allahut për ndihmë që të e përmend Atë, ngase është një prej vepave më të mira, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “A dëshironi t’ju tregoj për një prej veprave më të mira, e nga më të pastrat tek Sunduesi juaj, e nga më të lartat për gradat tuaja, e më e mirë se sa të dhuruarit e arit dhe argjendit, e më e mirë për ju se sa të përballeni me armikun tuaj, ku të godisni qafat e tyre e ata t’u godasin qafat tuaja?! Thanë: Gjithsesi, o i dërguar i Allahut. Tha: Përmendja e Allahut të Madhëruar (dhikri)”.[3]

Dhikri e përfshinë Kuranin, e që është prej dhikreve më të mira, dhe përmban çdo lloj dhikri si thënia; La ilahe il Allah, SubhanAllah, istigfari, salavatet mbi të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, etj.

Fjala e tij “Ty të falënderojmë”, pra, të falënderojmë për dhuntitë e dukshme dhe ato të padukshme, të cilat nuk arrijmë dot t’i numërojmë “E, nëse ju doni t’i numëroni dhuntitë e Allahut, atëherë nuk do të mund t’i numëroni”. Nahl, 18.

Falënderimi manifestohet me vepra, sikur që thotë Allahut i Madhëruar “O familje e Davudit! Punoni duke falenderuar (Allahun)!” – E, pak nga robërit e Mi janë falenderues”. Sebe’, 14.

Njashtu manifestohet edhe me gjuhë, me falënderim, lavdim, me përmendje të dhuntive, Allahu thotë “dhe kujtoni begatitë që u ka dhënë Allahu, edhe Librin (Kur’anin) dhe diturinë e hollësishme, që ua ka zbritur, për t’ju këshilluar juve”. Bekare, 231.

Falënderimi më i madh është devotshmëria ndaj Allahu të Madhëruar “andaj, druajuni Allahut, që të jeni falënderues”. Ali Imran, 123.

Padyshim që suksesi për të qenë falënderues ka nevojë për një falënderim të posaçshëm, e deri në pafund. Ibn Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Për çdo dhunti të Allahut që i ka dhënë robit të Tij, në fe apo në dynja, ka nevojë për falënderim. E më pas, suksesi të jesh prej atyre që falënderojnë, është një dhunti tjëtër, dhe ka nevojë për falënderim tjetër, dhe kështu suksesi që të falënderosh për të dytën herë është dhunti tjetër, ka nevojë për një falënderim tjetër, e kështu deri në pafund. Robi, nuk mundet që të zbatojë falënderimin e të gjitha dhuntive. Realiteti i falënderimit është; të ndjesh paaftësinë e falënderimit”.[4]

Fjala e tij “dhe në formën më të mirë Ty të adhurojmë”, që adhurimi të kryhet në formën më të plotë e më të përsosur, dhe atë me sinqeritet të pastër për Allahun, dhe pasimin e traditës së të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, duke mos shpikur risi.

Përktheu nga gj. arabe: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Ebu Davudi, me numër, 1522. Shjeh Albani e verësoi hadithin si autentik-sahih.

[2] Marrur nga libri ‘Medarixh es Salikin’ 1/75-78.

[3] E shënon Ahmedi në Musnedin e tij, 36/33 me numër 21702. Tirmidhiu me numër, 3377. Ibn Maxhe me numër, 3370. Imam Maliku në Muvata 2/295. Hakimi 1/496. Shejh Albani e vlerësoi sahih në librin e tij ‘Sahih Tirmidhi’ me numër 2688.

[4] Nga libri ‘Lataif el Mearif’ f. 301.

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...