20.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

DISA VESE

HADITHI:

Ebu Bekr Sidiku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk hyn në xhenet mashtruesi, e as kopraci, e as pronari i keq.”[1]

KOMENTI:

 (Nuk hyn në xhenet mashtruesi) Ky hadith është një mohim i hyrjes në xhenet, në aspekt kërcënimi.

Mashtrues; është ai i cili i mashtron njerëzit, i mashtron ata me fjalët e tij, në raportet e tija me ta, e njerëzit i zënë besë, ndërsa ai i tradhton dhe i gënjen, këtë njeri Allahu e kërcënoi se nuk do ta fusë në xhenet, me të vërtet është një kërcënim i rëndë. (e as kopraci) kemi përmendur më herët shpjegimin rreth kopracit dhe përçmimin e kopracisë.

(E as pronari i keq) është ai i cili zotëron rob, apo kafshë, dhe sillet keq me ata që i ka në pronësi, ose duke i ngarkuar me gjëra që s’mund t’i bartin, apo t’i pengon ata nga ushqimi e pija, e t’i bën të uritur, të etur, të flet me ta me fjalë të rënda, ky është pronari i keq, i cili sillet keq me ata që i ka në pronësi, qoftë prej njerëzve apo kafshëve.

I dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Shërbetorët janë vëllezërit e juaj , Allahu bëri që ata të jenë në duart e juaja, kështu që nëse një vëlla është në duart (pronësi) e juaja le ta ushqen prej asaj që ushqehet, le ta veshë prej asaj që vesh ai, e mos i ngarkoni aq sa nuk mund të bartin, e nëse ndodh t’i ngarkoni, atëherë ndihmoni ata.”[2]

Ushqeni prej asaj që ju ushqeheni, veshni me atë që e veshni, dhe mos i ngarkoni me punë sa nuk mund të bartin.

Kështu që muslimani duhet të sillet mirë si pronar, e të jetë i mirë me ata që i ka në pronësi, qoftë të jenë ata njerëz apo kafshë, mirëpo njeriu ka shenjtërinë më të madhe, sepse është vëllai yt. Po edhe kafsha, edhe ajo ka ndjenja, ndjen dhimbje kur e godet, ndjen dhimbje kur stërngarkohet, ndjen dhimbje nga uria, ndjen dhimbje nga etja, andaj ji i mirë me ta, në një prej haditheve thuhet se: “një grua hyri në zjarr për shkak të një maceje të cilën e kishte burgosur, as që ajo e ka ushqyer e as që e la të ushqehet nga mbeturinat e tokës.”[3] Gjithashtu në hadith tjetër thuhet: “Një grua lavire prej beni israilëve i dha një qeni ujë të pijë, pasi që pa se po vdiste nga etja e madhe, e Allahu ia fali asaj.”[4] Dhe i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Për çdo gjë që frymo ka shpërblim.”[5]

Prej gjërave të bukura që përmenden prej moralit të të parëve tanë të mirë në sjelljet e tyre me kafshët duke mos i stërngarkuar; përcillet nga Muavijeh ibn Kureh, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: Ebu Dardaja posedonte një deve që e quanin Demun. Kështu që kur ia merrnin për përdorim, ai u thoshte: Mos e ngarkoni përveç se kaq e kaq, sepse nuk bart më shumë. Kur atij i erdhi vdekja tha: O Demun mos u bë hakmarrës ndaj meje nesër oara Zotit, ngase unë nuk nuk të kam ngarkuar më tepër se sa mumdej të bartë.” Këtë tregim e përmend Shejh Albani në (Sahihah) me numër (30). Ebu Othman eth-Thekafij ka thënë: “Omer ibn AbdulAzizi kishte një djalosh i cili punonte me një mushkën e tijën, i cili për çdo ditë ia sillte nga një dirhem, një dite erdhi me një dirhem e gjysëm, e (Omer ibn AbdulAzizi) e pyeti: “Çfarë janë këto?” Tha: Përfitime nga tregu. Ai i tha: “Jo. Por e ke lodhur mushkën.” Shejh Albani ka thënë: “Këtë e ka shënuar Ahmedi në librin e tij (Zuhd) me zingjir autentik…”

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I TRIDHJETË E TRE

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Tirmidhiu me numër (1946). Ibn Maxheh me numër (3691). Shejh Albani e vlerësoi të dobët në shpjegimin e tintë librit (Hidajetu Ruvat, 3/339).

[2] E shënon Buhariu me numër (2545) dhe Muslimi me numër (1661).

[3] E shënon Buhariu me numër (2365) dhe Muslimi me numër (2242).

[4] E shënon Buhariu me numër (3467) dhe Muslimi me numër (2245).

[5] E shënon Buhariu me numër (2363) dhe Muslimi me numër (2244).

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...