16.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

Cilat janë argumentet e këndimit me zë dhe pa zë në namazet ditore?

Pyetja: Cilat janë argumentet nga Kurani dhe suneti se për në namaz të drekës dhe të iqindisë duhet kënduar pa zë ndërsa në namazin e sabahut dhe atë të akshamit dhe të jacisë me zë?

Përgjigjja: Falënderimi i plotë i takon Allahut.

Jemi falënderues për këtë përkujdes të madh dhe ambicije të lartë për të kuptuar argumentet e Kuranit dhe sunetit, lusim Allahun që të të bën të dobishëm.

Allahu i Lartmadhëruar na urdhëroi që të ndjekim profetin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), Allahu thotë: “.” Sureja Ahzab, 21.

Dhe i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Faluni ashtu siç më shihni duke u falur”. E ai kur e falte namazin e sabahut dhe dy reqatet e para nga namazi i akshamit dhe ai i jacisë lexonte me zë, dhe në namazet tjera dhe reqatet e fundit të namazit të akshamit dhe të jacisë lexonte pa zë.

Prej transmetimeve që aludojnë në këtë:

Transmeton Xhubejr ibn Mut’im (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) dhe thotë: Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) lexonte në namazin e akshamit suren Tur.[1]

Transmeton Bera ibn Azib (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) dhe thoë: Kam dëgjuar të dërguarin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) duke lexuar (Vet-Tini vez-Zejtuni) në namazin e jacisë, dhe nuk kam dëgjuar zë më të mirë se të tijin.[2]

Transmeton Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) për prezencën e një grupi prej xhindëve që kishin dëgjuar Kuranin nga i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), dhe aty thuhet: “Dhe ai falte së bashku me shokët e tij namazin e sabahut, pasi që ata (xhindët) dëgjuan Kuranin, u ndalën dhe e dëjguan atë me vëmendje.”[3]

Këto hadithe tregojnë se i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) lexonte me zë saqë e dëgjonte secili që ishte aty.

Dhe për leximin e tij pa zë janë argumentet:

Hababin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) e kishte pyetur njëri: A lexonte i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) në namazin e drekës dhe atë të iqindisë? Tha Po. I thanë: Si e kuptonit ju këtë? Tha: Nga dridhje e mjekrës së tij.[4]

Kështu na bëhet e qartë se në namazet që këndohet me zë dhe në namazet që këndohet pa zë, është sunet i profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), dhe të gjithë muslimanët janë unanim për këto dispozita.

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: “Në çdo namaz këndohet, atë që e dëgjuam nga i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ua përcopllën edhe juve, dhe atë që i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e heshti për ne, e heshtëm edhe ne.

Imam Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Është sunet të këndohet me zë në dy rekatet e namazit të sabahut, të akshamit dhe të jacisë dhe në namazin e xhumasë, dhe të lexohet pa zë në namazin e drekës, të iqindisë dhe rekatin e tretë të namazit të akshamit dhe rekatin e tretë dhe të katërt të namazit të jacisë, dhe e gjithë kjo me koncensus të muslimanëve mbështetur në hadithet autonetike e të qarta.”[5]

Ibn Kudameja (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Argument për këtë është praktika e të dërguarit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), dhe kjo është vërtetuar me pohimin e të poarëve dh etë mëvonshmive, e nëse njeriu këndon me zë në vende ku duhet kënduar pa zë, apo këndon pa zë aty ku duhet kënduar me zë, ky ka lënë sunetin, ndërsa namazin e ka në rregull.”[6]

Përktheu: Shpend Zeneli

Islamqa.info

[1] E shënon Buhariu (735) dhe Muslimi (463).

[2] E shënon Buhariu (733) dhe Muslimi (464).

[3] E shënon Buhariu (739) dhe Muslimi (449).

[4] E Shënon Buhariu (713).

[5] Nga libri i tij (Sherh Muhedheb) (3/389).

[6] Nga libri i tij (el-Mugni) (2/270).

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...