Fetvatë e dijetarëve për ilahitë!

Fetvatë e dijetarëve për ilahitë!

0 2712

Është pyetur Ibn Bazi Allahu e mëshiroftë për gjykimin e islamit ndaj ilahive islame.

Është përgjigjur: Sa u përket ilahive, nëse ilahitë janë të pastërta dhe nuk përmbajnë vetëmse thirrje në të mirë, përkujtim në të mirë, thirrje në bindje ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, thirrje në mbrojtjen e vatanit prej kurtheve të armiqve, thirrje për përgatitje kundër armiqve të Allahut dhe ngjajshëm me këtë, nuk ka gjë të keqe nëse ndëgjohen.
Nëse ilahitë përmbajnë gjëra tjera, si për shembull: thirrje për të bërë mëkat, përzierje burra me gra, apo çdo çrregullim tjetër që është i ndaluar në islam, atëherë nuk lejohet ndegjimi I tyre.

Libri: Mexhmu fetava mekalat mutenavia Ibn Baz 437/3

A lejohen enashidet (ilahitë)?

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë thotë: Sa u përket enashideve (ilahive), nëse kanë përmbajtje islame dhe nuk ka në to vegla muzikore, si për shembull tarabukë, def e tjerë, nuk ka të keqe në ndëgjimin e këtyre ilahive. Mirëpo, duhet të kemi parasysh dy kushte:
– kushti i parë të mos përmbajnë gjëra që e kundërshtojnë sheriatin, si për shembull fjalë të kufrit, shirkut, apo fjalë të mëkatit dhe të ngjajshme me këta;
– kushti i dytë mos të teprohet dhe të bëhen shkak enashidet që ta largojnë besimtarin prej Kura’nit, prej kërkimit të diturisë dhe prej thirrjes në islam.

Referenca: Vëllimi i dytë i gazetës Isaleh i botuar në 15 Xhumadel Ahireh vitin 1413 sipas Hixhretit.

Përshtati Hoxhë Ismail Asllani

GJITHASHTU NË ALBISLAM