23.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

KANË HYRË DITËT E VEPRËS

Në Emër të Allahut, falënderimi i takon Allahut, ndërsa salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, familjen e tij, shokët e tij dhe gjithë pasuesit e tij.

O Allah, mos na bën neve prej të privuarve.

Nëse këtë vit nuk ke pasur mundësi ta bësh haxhin, atëherë mos e privo veten tënde prej veprave që marrin vlerën e haxhit dhe umres.

Prej tyre:

1. Shkuarja e njeriut në xhami për të prezantuar në ligjërata, mësime të diturisë ose të përfitojë dituri të reja. – I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kush shkon në xhami dhe me atë nuk synon vetëm se marrjen e diturisë apo mësimin e të tjerëve, e ka shpërblimin e një haxhi të plotë.” [Sahih Et-Tergib, nr. 86]

2. Shkuarja e njeriut në xhami me abdest për të falur namazet obligative. – I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kush del nga shtëpia e tij për t’i falur namazet e obliguara (në xhami), shpërblimi i tij është sikurse haxhiu muhrim dhe kush del për në tesbihun (namazin) e duhasë duke mos u preokupuar me asgjë tjetër, shpërblimi i tij është sikurse i atij që e kryen umren. Ndërsa namazi pas namazit duke mos folur fjalë të këqija është libër në il-lijjine[1].” [Sahih Et-Tergib, nr. 675]

3. Njeriu ta fali namazin e sabahut në xhami pastaj të qëndrojë (duke përmendur Allahun) derisa të lind dielli. – I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kush fal namazin e sabahut me xhemat, pastaj ulet dhe e përkujton Allahun derisa të lind dielli e pastaj ngritet dhe fal dy rekate, do të arrijë shpërblimin e një haxhi dhe umreje të plotë, të plotë, të plotë.” [Es-Silsileh Es-Sahihah, nr. 3403]

____________________________________________

[1] Il-lijine – sipas disa komenteve, është qielli i shtatë ku qëndrojnë shpirtrat e besimtarëve. Ibn Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, mendon se është Xhenneti. Shih: Ibni Kethir, Tefsir El-Kur’ani El-Adhim, kaptina: El-Mutaffifin, ajeti: 18.

Shejh Muhammed Husejn Jakub

Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...