22.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

MEDITIME KURANORE – 161

1. Frika nga përfundimi i keq! Sehl Ibn Abdilah et Testurij, rahimehullah, thoshte; “Robërit e sinqertë të Allahut gjithnjë frikësohen nga përfundimi i keq, kjo frikë tek ta është në çdo lëvizje, kohë dhe vend. Ata që janë i përshkroi Allahu në Librin e Tij;

وَالَّذِينَ يُؤْتُونَ مَا آتَوْا وَقُلُوبُهُمْ وَجِلَةٌ أَنَّهُمْ إِلَىٰ رَبِّهِمْ رَاجِعُونَ أُولَٰئِكَ يُسَارِعُونَ فِي الْخَيْرَاتِ وَهُمْ لَهَا سَابِقُونَ

“Dhe, ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara, Të tillët janë duke nxituar drejt të mirave dhe të parët do t’i arrijnë ato.” (Mu’minun; 60-61).

Ihja Ulum ed Din; 4/172

2. Nxito në kryerjen e veprave të mira! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; أُولَٰئِكَ يُسَارِعُونَ فِي الْخَيْرَاتِ وَهُمْ لَهَا سَابِقُونَ

“Të tillët janë duke nxituar drejt të mirave dhe të parët do t’i arrijnë ato.” (Mu’minun; 60-61).

Është më e mirë dhe e lavdëruar që besimtari të shpejtoj në kryerjen e veprave të mira, psh; ta kryej faljen e namazit në kohën e parë me xhemat (menjëher pas thirrjes së ezanit), etj. Këtë mësim e marim nga kjo porosi Kuranore, të tillët lavdërohen nga Allahu në Kuran dhe janë prej robërve të zgjedhur të Allahut!

Ibnul Arabi, rahimehullah Ahkamul Kuran; 5/467

3. Frika nga përfundimi i keq! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَالَّذِينَ يُؤْتُونَ مَا آتَوْا وَقُلُوبُهُمْ وَجِلَةٌ أَنَّهُمْ إِلَىٰ رَبِّهِمْ رَاجِعُونَ أُولَٰئِكَ يُسَارِعُونَ فِي الْخَيْرَاتِ وَهُمْ لَهَا سَابِقُونَ

“Dhe, ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara.” (Mu’minun; 60).

Hasan el Basriu, rahimehullah, ka thënë: ” Edhe pse kryejnë vepra të mira, megjithatë ata frikësohen se nuk do të shpëtojnë nga zjarri i Xhehenemit. Besimtari bashkon dy gjëra, kryerjen e veprave të mira dhe frikën nga dënimi dhe mospranimi i tyre. Kurse munafiku bashkon dy gjëra, veprat e këqija dhe sigurinë se do shpëtoj nga zjarri.”

Tefsir et Taberi; 19/45

4. Nxito në kryerjen e veprave të mira! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; ادْفَعْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ السَّيِّئَةَ ۚ نَحْنُ أَعْلَمُ بِمَا يَصِفُونَ

“Ti të keqen kthe me të mirën. Ne e dimë më së miri atë që shpifin ata.” (Mu’minun; 96).

Ndjeke rrugën e bamirësve dhe burrave të mëdhenj. Mos prit me ta kthy me të mirë të mirën që ia ke bë dikujt. Bë mirë duke mos pritur kthyerjen e asaj të mire nga të tjerët! Ka shembuj të shumtë të punëve të mira, po ndër to: Jepi selam atij që nuk të jep selam!

Ibnul Arabi, rahimehullah Ahkamul Kuran; 5/473

5. Nxito në kryerjen e veprave të mira! Medito se si i bashkoi Allahu në Kuran ngrënien e ushqimit hallall dhe kryerjen e veprave të mira; يَا أَيُّهَا الرُّسُلُ كُلُوا مِنَ الطَّيِّبَاتِ وَاعْمَلُوا صَالِحًا ۖ إِنِّي بِمَا تَعْمَلُونَ عَلِيمٌ

“(Ne u patëm thënë): “O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe mirë dhe bëni vepra të mira se Unë e di atë që ju veproni.” (Mu’minun; 51).

Ngrënia e ushqimit hallall është mjet i cili lehtëson edhe kryerjen e veprave të mira ashtu siç është ngrënia e ushqimit haram pengesë në kryerjen e veprave të mira.

Fehd el Ujban

Nga arabishtja; Suad Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...