DISA RREGULLA TË DITËS SË XHUMA

DISA RREGULLA TË DITËS SË XHUMA

0 2181

Dita e xhuma është dita e dalluar e javës. Allau i madhëruar në krijesat e tij ka bërë dallim dhe i ka dalluar disa krijesa ndaj krijesave tjera.

Allahu i madhëruar ka thënë:

وَرَبُّكَ يَخْلُقُ مَا يَشَاءُ وَيَخْتَارُ

“Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë …“ Kasas, 68

Dita e xhuma është e dalluar mes ditëve tjera të javës, andaj edhe nga neve besimtarëve kërkohet që këtë ditë ta dallojmë me veprat tona duke treguar nderim ndaj kësaj dite sipas asaj që na ka porositur Allahu i madhëruar dhe i dërguari i Tij Muhamedi salallahu alejhi ve selem.

Në këtë ditë në kohën e namazit të drekës falet namazi i xhumasë. Në këtë çast kur thërret ezani i xhumasë, duhet të braktisen të gjitha angazhimet e njerëzve dhe duhet ti përgjigjemi thirrjes së Allahut të madhëruar për në xhami.

Allahu i madhëruar ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا نُودِيَ لِلصَّلَاةِ مِن يَوْمِ الْجُمُعَةِ فَاسْعَوْا إِلَىٰ ذِكْرِ اللَّهِ وَذَرُوا الْبَيْعَ ۚ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ (9)

“O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini. “ Xhuama, 9

Shkuarja sa më herët në xhami ka shpërblime më të mëdha.

Përcillet nga Ebu Hurejreja radijallahu anhu se i dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:

من اغتسل يوم الجمعة ثم أتى الجمعة فصلى ما قدر له ثم أنصت حتى يفرغ الإمام من خطبته ثم يصلي معه غفر له ما بينه و بين الجمعة الأخرى و فضل ثلاثة أيام

“Kush lahet në ditën e xhuma, e pastaj shkon në xhuma dhe falet sa i ipet mundësia, e pastaj heshtë derisa të mbarojë imami nga hytbeja, e pastaj falet me të, do ti falen (mëkatet) prej mes tij dhe xhumasë tjetër dhe tre ditë shtesë.” Tra. Muslimi

Prej hadithit marrim mësim se porosia profetike është të dilet herët dhe besimtari të synojë shtëpinë e Allahut të madhëruar, e të shkëputet nga gjërat e kësaj bote.

Fillimisht besimtari duhet të bëjë gusëll, të vishet me robat më të mira që i ka, të parfumoset dhe të niset për në xhami.

I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:

من اغتسل يوم الجمعة فأحسن الغسل و تطهر فأحسن الطهور و لبس من أحسن ثيابه و مس ما كتب الله له من طيب أو دهن أهله

“Kush lahet në ditën e xhuma dhe e bën larjen mirë, pastrohet dhe e bën pastrimin mirë dhe i veshë rrobat më të mira, parfumoset me atë që ia ka caktuar Allahu nga parfumi, apo vaj të familjes, “ Tra. Ahmedi dhe Ibn Maxhe

Kur të arrijë në xhami duhet të ketë kujdes nga neglizhenca dhe depërtimi mes njerëzve që janë ulur, mos të ecë mes tyre duke i ngritur këmbët e tij pranë qafave të xhematit.

I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:

ثم أتى المسجد فلم يلغ و لم يفرق بين اثنين

“… pastaj shkon në xhami, nuk bën gjëra të kotit (nuk e humbë vëmendjen) dhe nuk ndan mes dy vetave, … “ Tra. Ahmedi dhe Ibn Maxhe

Pastaj, falet deri sa i jepet mundësia (dmth deri në ezanin e xhumasë kur imami hip në minber).

Pastaj imami kur ta fillojë hytben, ai duhet të heshtë dhe mos të kontaktojë me askë.

I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:

فإذا خرج الإمام حضرت الملائكة يستمعون الذكر

“… Kur të del imami (dmth për hytbe), prezenatojnë melaiket dhe e ndëgjojnë mevëmendje hytben.“ Mutefekun alejhi

Melekët ndëgojnë me vëmendje dhe poashtu edhe xhemati duhet ta bëjë të njëjtën gjë.

Pastaj e falin namazin e xhumasë së bashku.

Të gjitha këto etika duhet të kihen parasyshë në ditën e xhuma që të arrijmë qëllimin e synuar dhe ai është të marrim shpërblime dhe të na falen gjynahet.

I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë nëse i bjëmë këto veprime në ditën e xhuma Allahu i madhëruar do të na falë mëkatet deri në xhumanë e ardhme.

غفر الله له ما بينه و بين الجمعة الأخرى

“… Allahu do tia falë mes tij dhe xhumasë tjetër.” Tra. Ahmedi dhe Ibn Maxhe.

Ali Shabani

21.02.2022

GJITHASHTU NË ALBISLAM