LIDHSHMËRIA MES GJUHËS, ZEMRËS DHE GJYMTYRËVE

LIDHSHMËRIA MES GJUHËS, ZEMRËS DHE GJYMTYRËVE

0 2799

Njeriu i cili sakrifikon jetën e tij në arritjen e kënaqësisë së Allahut, ai është njeri me zemër të pastër, me fjalë të sinqerta dhe me vepra të mira e të sinqerta, ai mundohet vetëm për gjëra të mira dhe synon vetëm rrugët ku ka dobi. Është e vërtetë se ka prej njerëzve që mund të habitet ndokush me fjalët e tij, i pëlqen biseda e tij, e njerëzit kënaqen me muhabetin e tij, sidomos kur ai gjatë fjalimit edhe betohet në Allahun për të konfirmuar vërtetësinë e asaj çfarë e flet, por që faktet nuk e ndihmojnë dhe as që veprat që atë e vërtetojnë.

Ky gryp njerëzish janë prezent në çdo popull, shfaqen në çdo kohë, e që dëmi i tyre bëhet edhe më i madh dhe më i rrezikshëm varësisht prej mashtrimeve gjuhësore që qarkullojnë ndër popujsh, e që nëse atij i bëhet i lehtë mashtrimi me anë të zbukurimeve të fjalëve ndaj individëve ose grupeve në një moment, ai do të veprojë ashtu në çfarëdo kohe.

Për këtë në Kuran flitet qartas dhe haptas për gjendjen e këtij grupi, që të na informojë se fjalët nuk kanë fare peshë, nuk merren dhe nuk zbatohen përderisa nuk janë faktet e veprat ato që u konfirmojnë ato fjalë, Allahu thotë: “Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (meqë në botën tjetër gjykon Ai që i di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet Allahun dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë. E posa të kthehet ai në tokë, vepron të bëjë shkatërrim në të, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E Allahu nuk e do çrregullimin (fesadin).” Bekare, 204-206

Kundërshtimi i rreptë dhe inatosja e vrazhdë, divergjenca e ashpër gjatë diskutimeve, dhe hasmëria ndaj atyre që tregohen të dashur për këtë grup, të gjitha këto janë shenja për të zbuluar çështjen  e tyre, dhe për të sqaruar gënjeshtrën në fjalët e mendimet e tyre të ëmbla, sikur që kanë thënë disa nga dijetarët: “Ai nuk di të flet diç tjetër përveç se për këtë botë, që të habisë me ato fjalë dëgjuesin, dhe i cili pretendon se zemrën e ka të lidhur me Allahun dhe se ai ka një brendësi të mirë.”

Këtë realitet në biografitë e kriminelëve e gjenë shumë qartë, sikur që i përshkroi Allahu i madhëruar, të cilët nuk e falin as namazin, e nuk e japin zekatin, pijnë alkool, e garojnë në punë të liga, ata keqpërdorin pasuritë me pa të drejtë, e më pas këta e lëvdojnë veten e tyre se janë më të mirë, se ata janë më të mirë devotshmit, duke pretenduar se të devotshmit kanë rregulluar vetëm pamjen e jashtme, me vepra e me udhëzime, e kurse brendësine e kanë të prishur e me synime të këqija.

Ligji i Allahut tek krijesat e Tij, e që është treguar në Librin e Tij është se besimi i pastërt e sinqeriteti janë burime të veprave të mira e të fjalëve të sinqerta e të dobishme.

Shenja e dytë: orvajtja e tyre në këtë botë për të prishur rendin qoftë përmes plaqkitjes, shkaktimit të frikës, apo luftimit të muslimanëve e terorizimit të tyre, apo duke shkaktuar fitne në mesin e popullatës, duke ndezur urrejtje, ndarje e përçarje, prishje të raporteve që Allahu ka urdhëruar të mbahen, guximi i tyre për derdhjen e gjakut, keqpërdorimit të pasurive dhe nëpërkëmbjes së nderit të të tjerëve.

Është një lloj i shkatërrimeve në tokë që shkakton humbje të bereqeteve, zhdukje të mirësive prej të mbjellurave dhe kafshëve, dhe çdo gjë që është prej gjërave elementare të jetës, për këtë Allahu nuk e do personin e tillë, dhe e urren çdo prishës edhe atëherë kur fjala e tij është e mirë, ngaqë vepra e tij e prishur është argument për zemrën e prishur dhe për pretendimet e rrejshme të tija.

E prej të këqijave të këtij grupi është edhe refuzimi i së vërtetës, refuzimi i këshillës, e që saherë që përkujtohet ai për Allahun, e përkujtohet që të ketë frikë nga dënimi i Tij, ky person i këtij grupi nevrikoset, e shejtani atë e frikon dhe kështu ai vazhdon në prishje, zhytet edhe më tej në punët e kota të tija dhe nuk kthehet nga devijimi.

Kjo është mendjemadhësi, realitetin e së cilës na e tregoi i dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) dhe përmendi kërcënimin nga i cili kanoset ai njeri, në hadithin që e shënon Muslimi në “Sahih”-un e tij nga ibën Mesudi (radijAllahu anhu) se i dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Nuk hyn në xhenet ai që në zemrën e tij ka edhe një grimcë kokre të mendjemadhësisë.” Një prej të pranishmëve i tha: Njeriu ka dëshirë që të ketë një teshë të bukur e t’i ketë  këpucat e bukura. Ai tha: Allahu është i Bukur dhe e do të bukurën, mendjemadhësi është ta refuzosh të vërtetën.” Pra, të mos e pranosh, “dhe nënçmim i njerëzve”, pra, përbuzja dhe nënvlerësimi i tyre.

Kështu me mendjemadhësi njeriu edhe e ndjek rrugën e mëkatimit dhe njashtu bëhet kryalartë ndaj këshilltarëve të cilët dëshirojnë të përmirsojnë atë që është prishur nga çështja e tij, ta kthejnë atë në rrugë, e ta shpëtojnë nga shkattërimi.

Të jesh mendjemadh ndaj këshilltarëve të shpie në të këqija tjera, sikur që thonë disa dijetarë: nga natyrshmëria e çdo njeriu prishës është ikja nga ai i cili e urdhëron në të mirë dhe e nxit atë për devotshmëri, sepse ai sheh se ta urdhërosh për devotshëmri është shpalosje e veprave të tija, dhe tërheqje e vëmendjes së njerëzve për të bëmat e tija që ai i mbulon me fjalë të mira.

Sa që ikja e çrregulluesve në tokë nga e vërteta dhe thirrësit në të mirë arrin deri në shkallën e urrejtjes ndaj thirrësve, e orvajtjes për t’i lënduar edhe nëse ata thirrësit nuk i urdhërojnë në të mirë, pasi që çrregulluesit shohin se vet thirrja në të mirë dhe ndalimi nga e keqja do i shpalos të bëmat e tyre, e do të shfaq kamuflimet e tyre, kështu që ata as që mund të shohin me sy një thirrës në të mirë e nuk bëhen rehat kur ata përmenden, përkundër kësaj ata mundohen t’i ndjekin lëshimet e gabimet e thirrësve që t’i largojnë njerëzit nga thirrja e tyre, e atëherë kur nuk gjejnë ndonjë gabim të dukshëm fillojnë të shpifin e komentojnë, të shpikin e të gënjejnë.

Kshtu që nuk është për t’i habitur se për çfarë Allahu kërcënoi këta me një dënim të dhembshëm në zjarrin e xhehenemit, që Allahu e bëri vendbanim për ata.

Duhet të kemi dro Allahun, e të kemi shumë kujdes nga ata që fjalët e kanë si mjalti por që veprat e tyre tregojnë të kundërtën, të cilët flasin pretendime por që nuk kanë asnjë argument për pretendimet e tyre, të cilët proklamojnë moto e shkresa që nuk bazohen në asnjë fakt e asnjë argument.

Atë që e përmend Allahu në këto ajete, që i përshkruajnë këta se njerëzit mund të habiten nga fjalët e tyre, është edhe një tregues se cilësitë e jashtme nuk janë të lavdëruara e as që Allahu është i kënaqur me to deri sa edhe veprat e tyre të jenë të mira, e zemra e tij të përmirësohet, sepse Allahu nuk shikon në formën e njeriun e as në fjalët e tyre, por shikon në zemrat dhe veprat e tyre, sikur që e përmend këtë hadithi që e shënon Muslimi nga Ebu Hurejre (radijAllahu anhu) se i dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: Vërtet, Allahu nuk shikon në fizionominë tuaj e as në pasuritë e juaja, por shikon në zemrat dhe veprat e juaja.”

Është njashtu një tregues për t’i dalluar njerëëzit në bazë të veprave dhe biografisë së tyre, e të kemi kujdes nga mashtrimet e nga fjalët e bukura e të mjaltosura, fjalë që nuk kanë mbështetje nga veprat.

Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh.” Ali Imran, 8.

Përktheu: Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM