“Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:”
Është ai që nuk kujdeset për namazin, nuk kujdeset për abdesin e tij, nuk i kryen shtyllat, detyrimet dhe kushtet e namazit. Ky është i ndëshkuar për namazin e tij – jo vetëm që nuk i pranohet, por edhe ndëshkohet për mënyrën e tij të pakujdesshme.
➋ I llogaritur (المُحاسَب)
Ky njeri i kryen shtyllat, detyrimet dhe kushtet e namazit, por kur hyn në namaz, zemra e tij nuk është aty – mendja i endet në dynja deri sa thotë “Es-selamu alejkum”! Është i shpërqendruar dhe mezi pret ta përfundojë për të vazhduar punët e tij. Ky do të llogaritet për namazin e tij – nuk është i ndëshkuar, por as i shpërblyer siç duhet.
➌ I falur (مُكفَّرٌ عنه)
Është ai që i përmbush detyrimet, kushtet dhe shtyllat e namazit, por gjatë tij lufton me veten dhe me shejtanin që të mos ia largojnë zemrën nga namazi. Është në xhihad të brendshëm për t’u përqendruar dhe përmirësuar lutjen. Ky njeri, përpjekja e tij është e çmuar dhe Allahu i fal atij mëkate përmes kësaj lufte.
➍ I shpërblyer (المُثَاب)
Ky person i përmbush të gjitha detyrimet e namazit dhe përveç kësaj, përpiqet të kryejë edhe sunetet dhe veprat e preferuara. Ai përjeton devotshmëri (hushû’) në namaz – zemra i është përulur. Ky është i shpërblyer nga Allahu.
➎ I afruar tek Allahu (المُقَرَّب)
Ky është në shkallën më të lartë. Ai përmbush të gjitha kushtet, detyrimet, shtyllat dhe sunetet e namazit, është i përulur në të, dhe mbi të gjitha e ndien dhe është i vetëdijshëm se po qëndron përballë Allahut, se është në bisedë të drejtpërdrejtë me Të dhe se Allahu po e sheh! Ky njeri jo vetëm që është i shpërblyer, por afrohet pranë Allahut, është i dashur për Të.
[Burimi: “El-Uabil es-Sajjib” i Ibn Kajjimit, fq. 40–50]
Nga arabishtja: Hoxhë Agim Bekiri
14/04/2025