23.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

Pse Allahu i urdhëroi engjëjt t’i bëjnë sexhde Ademit?!

            Pyetje: Pse Allahu i urdhëroi engjëjt t’i bëjnë sexhde Ademit?! Gjithashtu, pse vëllezërit e Jusufit i bënë sexhde Jusufit, -alejhis-selam!-?! Pyes për këtë duke pas parasysh se sexhdeja duhet të jetë për Allahun!

            Përgjigje: Sexhdeja ka dy koncepte:

  1. Es-Suxhudu el-Ibadeh: Bëhet duke e madhëruar atë të cilit i bën sexhde, duke dashur të afrohesh tek ai; kjo lloj sexhdeje është prej llojeve të ibadetit (adhurimit), ndaj është vetëm për Allahun, sipas të gjithë legjislacioneve të cilave i janë përmbajtur të dërguarit e Allahut;
  2. Suxhud tehije ve tekrim: Bëhet për ta përshëndetur dhe nderuar atë të cilit i bën sexhde; Dhe ky lloj është ai tek rasti i engjëjve kur u urdhëruan nga Allahu që t’i bëjnë sexhde Ademit, dhe i bënë sexhde Ademit, e që me këtë sexhde e nderuan Ademin, ndërsa në anën tjetër e bënë këtë për ta respektuar Allahun i Cili i ka urdhëruar me këtë.

Pra, edhe sexhdeja e prindërve dhe vëllezërve të Jusufit për të ishin përshëndetje dhe nderim për të, ngase kjo ishte e lejuar tek Sheriati i tyre, mirëpo në Sheriatin e vulës së të dërguarve Muhamedit, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, në asnjë rast nuk lejohet sexhdeja për dikë tjetër përveç Allahut, andaj i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Po sikur të isha urdhërues i dikujt që t’i bënte ndokujt sexhde, do të urdhëroja gruan t’i bënte sexhde burrit të saj”[1]. Sikurse i Dërguar i i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, e pati ndaluar Muadhin nga sexhdeja që deshi t’ia bëjë atij, vepër kjo të cilën ai deshi ta bëjë pasi e përmendi se ithtarët e Librit kësisoj i bënin sexhde njerëzve të tyre të mëdhenj, e që atëherë i Dërguari, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ia përmendi hadithin që sollëm më lartë.

Si rrjedhojë e përsosmërisë së këtij Sheriati për realizimin e Teuhidit u  bë i ndaluar sexhdeja për gjithkënd përveç Allahut, dhe ky Sheriat i përkryer përfshin të gjitha dispozitat. Allahu, i Larti, ka thënë: “Sot ua përsosa fenë tuaj dhe ua plotësova dhuntinë Time ndaj jush. Jam i kënaqur që feja islame të jetë fé e juaja”[2]

Shejh Abdurrahman El-Berrak

Fetvaja me nr. 37,715 e dhënë në faqen e tij zyrtare

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

[1] Sahih –  Shënon Tirmidhiu në “Xhami” (1076), Ebu Davudi në “Sunen” (1832), Nesaiu në “Es-Sunenul-Kubra” (8817), Ibën Maxhe në “Sunen” (1842, 1843), Ahmedi në “Musned”  (21427, etj.), Darimiu në “Sunen” (1436), Hakimi në “El-Mustedrek” (7409), e të tjerë. Shejh Albani, e ka vlerësuar për sahih në “Sahihul-Xhami” (5239, 5294, 5295, 7725), “Es-Silsiletu Es-Sahiha” (3366, 3490), “Sahihut-Tergib” (1938, 1939), “Irvaul-Galil” (1998), e gjetkë. Sh. P.

[2] Kurani, El-Maide: 3

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...