23.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

Nëpër disa xhami pretendohet për një qime se është e Pejgamberit, dhe njerëzit marrin bekim prej saj, si e gjykon Islami këtë vepër?


Pyetje:
hoxhë i nderuar kam një pyetje për ty nëse ke kohë  të më përgjigjesh. Kam qenë në …. këtë pranverë herët diku në muajin mars, aty ka pas një ligjëratë në Shtëpinë e Kulturës nga një hoxhë dhe në atë ligjëratë kanë qenë shumë hoxhallarë dhe nga imami kryesor dëgjova diçka që sa kam dëgjuar kurrë: në një xhami ishte një shishe e qelqit e mbyllur dhe në të kishte një qime floku e Pjgamberit dhe sipas tij ruhet me shumë kujdes dhe njëherë në vit nxirret para xhamisë dhe besimtarët shkojnë e vizitojnë atë shishe me qime dhe lejohet nga njerëzit që ta prekin ose ta puthin varësisht nga dëshira e tyre. Desha me e ditë çka është puna e këtij veprimi, a është në rregull kjo apo është risi në fe apo siç na keni mësuar ju është bidat kjo punë, kam dëshirë një përgjigje?!

Përgjigje: bismilahirrahmani rrahim, elhamdulilah:

Të gjithë dijetarët e Fesë Islame janë të pajtimit se lejohet Teberrruku (marrja e bekimit) nga gjërat e të Dërguarit, salallahu alejhi ve selem, qofshin ato flokët e tij, rrobat, shtrojat, gjaku etj. Për këtë ka shumë argumente, po përmendi një hadith që është në sahih Muslim, i përcjellë nga Enes iben Maliku: “Kur i Dërguari hodhi guralecët dhe preu kurbanin, berberi ia rroi flokët, kapi njërën anë të flokëve te tij, i rroi, pastaj i Dërguari thërriti Ebu Talhan dhe ia dha (flokët), pastaj kapi anën tjetër të flokëve, berberi ia rroi, pastaj i Dërguari ia dha sërish Ebu Talhes dhe i tha: shpërndajua njerëzve!” Ky hadith si dhe shumë të tjerë tregojnë se qenia e të Dërguarit dhe ajo që del prej tij është e bekuar dhe Allahu i madhëruar dhuron mirësi nëpërmjet tyre, prandaj besimtarët mund të përfitojnë nga ato mu ashtu siç vepronin sahabët, radijallahu anhum, me ujin e avdesit, me pështymen, këlbazin, gjakun e të Dërguarit. Mirëpo duhet t’i kemi parasysh dy gjëra:

E para: Teberruku nuk lejohet me askënd tjetër pas të Dërguarit dhe po të ishte e lejuar këtë do ta bënin besimtarët me Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin, Aliun dhe sahabët tjerë të devotshëm, mirëpo një gjë të tillë nuk e kanë bërë. Prandaj nëse sheh dikë duke tentuar të merr bekim nga dikush prej njerëzve të devotshëm atëherë dije se ose është injorant ose bidatxhi.

E dyta: qimja për të cilën ke pyetur, sikur të kishim argumente të prera se është e të Dërguarit me siguri që do ishte e lejuar të merrnim bekim prej saj, mirëpo problemi qëndron aty se këto gjëra janë të pavërtetuara, jo vetëm në vendin ku ke dëgjuar për të por kudo nëpër vende islame, prandaj dijetarët këshillojnë që të mos mashtrohemi me gjëra të tilla, të pavërtetuara dhe të largohemi prej tyre sepse janë bërë karakteristikë e ithtarëve të bidatit. Lidhur me këtë shejh Albani në librin e tij “Tevesul” thotë: “dihet mirëfilli se gjurmët e të Dërguarit, rrobat, flokët dhe tepricat e tij janë humbur dhe asnjëri nuk mundet që në mënyrë të prerë dhe bindshëm të pohojë ekzistimin e tyre”

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...