23.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

Braktisja e veprës së mirë për shkak frikës nga syefaqësia!

Braktisja e veprës së mirë për shkak frikës nga syefaqësia!

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut…

Duhet ditur se shejtani është shumë i kujdesshëm që të shtyn myslimanët në dy gjëra: Ose e bën të vepron veprën për syefaqësi dhe famë, e nuk e vepron sinqerisht për Allahun, ose e bën që ta braktis veprën në tërësi.

Muslimani që është i sinqertë në synimin e tij nuk i intereson ajo që ia pëshpëritë shejtani për veprën e tij dhe se është për hir të dikujt tjetër pos Allahut, e as nuk i intereson atë që ia pëshpërit shejtani që ta braktis një adhurim nga frika e syefaqësisë. Zemrat e sinqerta e të qeta e barazojnë tek njeriu veprën e padukshme dhe veprën e dukshme.

Është pyetur shejh ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë: Një grua pyet e thotë: Unë kam frikë nga syefaqësia, dhe jam shumë e kujdesshme deri në atë gradë saqë nuk mundem të këshillojë disa njerëz, apo kur ata janë në disa vepra të caktuara si, përgojimi, bartja e fjalëve, etj. Kam frikë se kjo (këshilla) mund të jetë syefaqësi nga unë, dhe kam frikë se mos vallë mendojnë njerëzit këtë për mua dhe e konsiderojnë syefaqësi, dhe unë nuk i këshillojë ata aspak. Po ashtu unë them me veten time: Ata janë njerëz të dijshëm, dhe nuk janë të nevojtarë të këshillohen. Cili është udhëzimi juaj?

Është përgjigjur: Kjo është prej mashtrimeve të shejtanit, i zhgënjen njerëzit nga thirrja tek Allahu dhe nga urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, e prej saj t’i bën të besojnë se kjo është syefaqësi, dhe se këtë mund ta konsiderojnë njerëzit syefaqësi. Nuk duhet që ti oj motër t’i kushtosh vëmendje këtyre, por e ke për obligim që të këshillosh motrat tua dhe vëllezërit  kur sheh prej tyre ndonjë mangësi ndaj një obligimi apo veprim të ndalesës, si përgojimi, bartja e fjalëve, mos ke frikë nga syefaqësia, por bëhu e sinqertë me Allahun dhe të përgëzoj për mirësi. Leje mashtrimin e shejtanit dhe pëshpëritjet e tija. Allahu e di çarë ke në zemrën tënde, synimin dhe sinqeritetin ndaj Tij, këshillën ndaj robërve, padyshim se syefaqësia është shirk dhe nuk lejohet të veprohet, por, nuk i lejohet një besimtari dhe një besimtare të braktisë një gjë që Allahu e ka obliguar, si thirrja dhe urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja për shkak frikës nga syefaqësia. Andaj duhet pas kujdes nga kjo, duhet që ta kryen obligimin në mesin e burrave e grave, burri e gruaja në këtë janë të barabartë, dhe Allahu e ka sqaruar këtë në librin e Tij, ku thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë Allahu. Allahu është ngadhënjyes, i urtë”. Tevbe, 71.” Libri “Fetava ibn Baz” 6/403.

Islama-qa.com

Përktheu: Shpend Zeneli

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...