Përse i Dërguari nuk na ka informuar për kohën kur do të ndodhë Kiameti?

Përse i Dërguari nuk na ka informuar për kohën kur do të ndodhë Kiameti?

0 3926

Përse i Dërguari nuk na ka informuar për kohën kur do të ndodhë Kiameti?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut…

Së pari: I dërguari salallahu alejhi ue selem nuk na ka treguar për kohën e ndodhisë së Kiametit ngase ai nuk e dinte se kur do të ndodhë, siç aludojnë për këtë argumentet nga Kurani dhe suneti.

Allahu thotë: “Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). Cështja e tij (se kur do të ndodhë) është preokupim i rëndë (për krijesat) në qiej e në tokë. Ai (katastrofa) nuk ju vjen ndryshe, vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: “Për të di vetëm All-llahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë (pse është e fshehtë)””. Araf 187.

Allahu thotë: “Njerëzit të pyesin për kijametin (katastrofën) e ti thuaj: “Për atë di vetëm All-llahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!””. Ahzab 63.

Njerëzit e pyetnin të dërguarin salallahu alejhi ue selem për kohën se kur do të ndodh Kiameti, Allahu e urdhëroi që njohurin për të ta kthen tek Ai “Thuaj: Për të di vetëm Allahu”.

Allahu thotë: “Ty të pyesin për kijametin: “Kur do të ndodhë ai?!” Po, në çfarë gjendje je ti t’ua përkujtosh atë? Vetëm te Zoti yt është dijenia për të. Ti je vetëm qortues i atij që ia ka frikën Atij”. Naziat 42-45.

Ndërsa prej haditheve të cilat tregojnë se kohën e ndodhisë së Kiametit nuk e di askush pos Allahut, është hadithi i njohur i Xhibrilit, në pyetjen që ia parashtron të dërguarit salallahu alejhi ue selem: Kur është Kiameti? Tha: I pyeturi nuk është më i ditur se sa pyetësi”. E transmeton Muslimi.

Erdhi një njeri tek i dërguari salallahu alejhi ue selem dhe e pyeti: O i dërguari i Allahut kur është Kiameti? I tha: Çfarë ke përgatitur për atë (ditë)? Tha: Nuk ja përgatitur me shumë namaz, agjërim e sadaka, pos se unë e dua Allahun dhe të dërguarin e Tij. Tha: “Njeriu është me atë që e do”.

Së dyti: Nëse thuhet se pse nuk na ka treguar për kohën e ndodhisë së Kiametit?

Urtësi është fshehja e kohës së saj nga krijesat. Ngase i dërguari salallahu alejhi ue selem u dërgua si përgëzues me xhenet për atë që e pason dhe kërcënues me zjarr për atë që e kundërshton, kërcënues nga Kiameti, zjarri dhe vuajtjet e tyre. Dobia bëhet e qartë pos nëse fshehët koha e saj, që të frikohen popujt e çdo kohe se mund t’ju vije. Njohja e kohës së ndodhisë, caktimi i ditës e kundërshton këtë dobi, bile ka të këqija të shumta. Nëse i dërguari salallahu alejhi ue selem u kishte thënë njerëzve: Kiameti do t’ju vije njerëzve pas një mijë vitesh prej ditës së sotme, për shembull. Gënjeshtarët do ti shihje se si tallen me këtë lajm, e duke e tepruar në talljet dhe te dyshuesit u shtohet dyshimi.

Urtësia e përsosur është në fshehjen e çështjes së Kiametit për botën, ashtu si Allahu fshehu kohën e kiametit të veçantë për çdo njeri, e që është vdekja.

El Elusi -Allahu e mëshiroftë- ka thënë: “Allahu i Lartësuar e fshehu çështjen si pasojë e urtësisë legjislative, sepse Ai thirri që të respektohet dhe ndaloi nga mëkati, ashtu siç fshehu exhelin për njeriun. Ajetet aludojnë se i dërguari salallahu alejhi ue selem nuk e dinte ndodhinë e Kiametit, po, ai salallahu alejhi ue selem  e dinte afërsinë e saj në përgjithësi, dhe i dërguari salallahu alejhi ue sleem na tregoi për këtë”.

Muslimanët duhet ta keni frikë këtë ditë, e kjo frikë ti shpien ata që të kenë ndërgjegje nga Allahu në veprat e tyre, e ti përmbahen të vërtetës e të kërkon të mirën. Të kenë dro të këqijat dhe mëkatet, e çështjen e Kiametit të mos e shndërrojnë në polemika e thashetheme”. Nga tefsiri ElMenar.

Mëshira e Allahut për krijesat e Tij është se ka vendosur shenja të cilat tregojnë për afërsinë e ndodhisë së Kiametit, që kjo të jetë për ta nxitës për vepra të mira, frikë ndaj Allahut, largim nga ndalesat. Çdo herë që shohin një shenjë prej shenjave të tij që është realizuar shtohet frika e tyre ndaj Kiametit dhe vuajtjeve të saj, shtohet bindja e tyre për afrimin e saj e kështu shtohet edhe përgatitje e tyre për këtë ditë, me vepra të mira.

Allahu thotë: “Po ata a presin tjetër, pos kijametit, i cili do t’u vijë befas, e parashenjat e tij tashmë kanë ardhur”. Muhamed 18.

Po ashtu aludon hadithi të cilin e ka shënuar Muslimi 2947 se I dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Shpejtoni me vepra (para) gjashtëve: Lindjes së diellit nga perëndimi, tymit, dexhallit, kafshës, (ndodhisë) të veçantë për ju (vdekjen) ose udhëheqjes së njerëzve”. Pra: Veproni para gjashtë argumenteve që tregojnë  ndodhinë e Kiametit, shpejtoni me vepra të mira para se të ndodhë ngase vepra pasi të ndodhë nuk pranohet e as që konsiderohet.

Kadi ka thënë: “Ka urdhëruar që të shpejtojnë në vepra të mira para se të ndodhin këto shenja, ngase ato kur vijnë të çudisin e të preokupojnë nga të vepruarit, apo, u është mbyllur atyre dera e pendimit dhe pranimi i veprave”.

Alai ka thënë: “Qëllimi i këtyre lajmeve është nxitja për të filluar me vepra para se të vijë exheli, shfrytëzimi i kohërave para se të sulmojnë sëmundjet”.

Shejh Uthejmini Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Allahu i Lartësuar nuk e a fshehur në përgjithësi njohurinë mbi Kiametin por as që e ka sqaruar atë në përgjithësi duke përmendur se kur do të ndodhë, por ka sqaruar shenjat e saja, ka fshehur prej tyre diturinë se kur do të ndodhë e kjo nga urtësia dhe mëshira e Tij. Allahu i Madhëruar po të kishte treguar njerëzve do tu kishte ndodhur fatkeqësi, dëm, do të ngatërrohej interesi i përgjithshëm, veç Allahu e di sa, posaçërisht ata që janë më afër fundit. Por Allahu e ka fshehur këtë ashtu siç e fshehu për çdo njeriu fundin e jetës së tij, që të mos e le veprën, posaçërisht kur i afrohet atij exheli. Kush mediton në atë që Allahu u tregoi krijesave prej gjërave të fshehta dhe atë që Allahu e fshehë prej tyre, i bëhet e qartë urtësia dhe mëshira e Allahut”.

E lusim Allahu e Madhëruar të na jep sukses në shfrytëzimin e kohës në adhurim ndaj Tij.

Allahu e di më së miri.

Përgatiti: Shpend Zeneli

Islamqa.info/ albislam.com