23.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

NIJETI NË MUAJIN E RAMAZANIT

Nijeti është kusht prej kushteve për një agjërim të vlefshëm

Fjala nijet nënkupton: Synimi i të afruarit tek Allahu i Madhëruar me vepra të mira. Vendi i saj është zemra, ndërsa të shprehurit me gojë është risi dhe gjë e urryer, që tregon për mosdijen e vepruesit.

Nijeti është patjetërsueshëm për një vepër, ngase nuk ka vepër pa qëllim, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Me të vërtetë veprat vlerësohen sipas nijetit.” Mutefekun alejhi.

Disa dijetarë kanë thënë: “Po të na urdhëronte Allahu për ndonjë vepër pa nijet, do të ishte ngarkim që nuk mund ta bartim (realizojmë).”

Nijeti është i obligativ

Ibn Hejra ka thënë: “Dijetarët janë unanim për obligueshmërinë e nijetit për agjërimin obligativ në muajin e Ramazanit, dhe se nuk lejohet (agjërimi) pos  me nijet.”

Koha e obliguar për nijet është në të gjitha netët, por nëse zgjohet për në syfyr i mjafton ajo, sepse nuk zgjohet për të ngrënë syfyr vetëm se me nijet që të agjëron.

Dijetarët kanë kundërthënie në atë se a është i obliguar nijeti për secilën ditë të agjërimit: Prej tyre ka që kanë thënë: “Mjafton në natën e parë të Ramazanit, të bën nijet agjërimin e gjithë muajit që në fillim, përderisa nuk e ndërprenë për ndonjë arsye si udhëtimi, cikli mujor, lehonia, sëmundja, etj, apo të ndërprenë nijetin e tij, në këto raste obligohet që ta ripërtërijë nijetin për agjërim.”

Prej dijetarëve ka që kanë thënë: “Duhet që për secilën ditë të bëhet nijet i veçantë.”

Në përgjithësi ajo që duhet ta kupton myslimani dhe që mund të bashkohet mes thënieve të dijetarëve është se myslimani nëse nuk e bën nijet agjërimin e çdo nate, ai me ngrënien në syfyr, përgatitjen për syfyr dhe për të agjëruar, është në vend të nijetit, sepse ai nuk e vepron një gjë të tillë po se ka synuar të agjërojë, e ky synim është nijeti, sikur ai që merr abdes për namazin e drekës, ai në nijetin e tij e ka që të merr abdes për të falur namazin e drekës, që nëse  e fal namazin e drekës dhe mbetet ende në abdes,  derisa të falë edhe ikindinë e akshamin dhe jacinë, për atë nuk është e patjetërsueshme të ripërtërijë nijetin e abdesit për namazet tjera, por mjafton nijeti i parë.

Ata të cilët thonë se duhet për çdo ditë argumentohen se secila ditë është adhurim i veçantë. E ata që thonë se mjafton vetëm një herë për gjithë muajin argumentohen se nëse kushtëzohet adhurimi i njëpasnjëshëm mjafton nijeti në fillim, përderisa nuk e ndërprenë për ndonjë arsye të papritur.

Se, po të themi se obligohet me nijet për secilën ditë, mund që njeriu të bie në gjumë në natën e Ramazanit e të mos zgjohet vetëm se pas lindjes së sabahut, e sipas kësaj atij nuk i pranohet agjërimi i asaj dite, se ai nuk ka bërë nijet qw prej natws. Sipas mendimit më të saktë, agjërimi i tij është në rregull, sepse ai ka bërë nijet agjërimin e muajit që në fillim dhe ai i mjafton.

Caktimi i nijetit

Edhe në këtë çështje dijetarët kanë kundërthënie, me caktimin e nijetit është për qëllim: Që të bën nijet se atë që do të agjërojë është agjërimi i muajit të Ramazanit, apo shpagim, apo agjwrim për shkak të zotimit, apo kompensim i Ramazanit, etj.

Argument për këtë është thënia e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, “Me të vërtetë veprat vlerësohen sipas nijetit, dhe secilit i takon ajo që ka pas për qëllim.” Mutefekun alejhi

Dhe thënia e tij, sal-Allahu alejhi ve selem: “Kush nuk e bën nijet agjërimin që prej natës, ai nuk ka agjërim.” E transmeton Nesaiu, Bejhakiu.

Nijet që prej natës është i veçantë vetëm për agjërimin e obliguar e jo edhe për atë vullnetar, sepse  në agjërimin vullnetar mund që njeriu të bën nijet edhe gjatë ditës, dhe ai e ka shpërblimin e asaj dite qw prej kur e ka bërë nijet, me kusht që më herët të mos ketë vepruar një prej gjërave që prishin agjërimin, mbështetur në hadithin e Aishes, radijallahu anha, se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, vinte te ajo në ditët jashta Ramazanit, dhe e pyeste: “A ka diç për të ngrënë? Nëse jo, atëherë unë jam agjërueshëm.” E transmeton Muslimi.

Ajo që është më së miri, agjërimi me nijet të caktuar për secilwn ditë, për t’iu shmangur divergjencave. (Marrë nga libri “Mevsuah fikhije 28/24)

Koha kur bëhet nijet

Medh’hebi Hanbeli dhe ai Shafi përmendin se koha e nijetit për agjëruesin është gjatë tërë natës, pra që nga perëndimi i diellit e deri në lindjes e sabahut, e gjithë kjo është koha për të bërë nijetin.

Disa dobi të rëndësishme në lidhje me nijetin

1-Ai i cili është i dyshimtë në nijetin i tij për agjërim, agjërimi i tij nuk është i vlefshëm, nëse thotë: “Unë nesër jam agjërueshëm, inshaAllah,” duke dyshuar në agjërimin e tij, atëherë nuk është i vlefshëm agjërimi i asaj dite, derisa të bëjë nijetin të sigurt apo të përmend “inshaAllah” në kuptimin për ta realizuar dëshirën e tij, përndryshe agjërimi i tij nuk është i vlefshëm.

2-Ai i cili fle natën e tridhjetë të muajit Shaban, dhe nuk është i sigurt se a ka hyrë muaji Ramazan a jo? Ai duhet të bën nijet që nëse të nesërmen është Ramazan ai është agjërueshëm, se dyshimi është për hyrjen e muajit dhe konfirmimin e ditës së parë, e nuk është për caktimin e nijetit, që domethënë se ai është i sigurt se nëse të nesërmen është Ramazan, ai është agjërueshëm, përndryshe jo, ndërsa nëse thotë në vete në natën e parë të Ramazanit mund që të agjëroj dhe mund që të mos agjëroj, agjërimi i tij nuk është i vlefshëm, sepse ky ka dyshim në nijetin e tij.

Gjithashtu në fund të muajit Ramazan, natën e tridhjetë, dyshon në vazhdimin e muajit të Ramazanit e jo në nijetin e tij.

3-Ai i cili agjëron dhe gjatë ditës së agjërimit me zemër bën nijet të prish agjërimin, agjërimi i tij nuk është i vlefshëm, dhe ai duhet të kompenson nëse është agjërim farz. E nëse është agjërim vullnetar nëse e bën nijet të ndërprenë agjërimin e ndërprenë, e nëse e bën nijet të agjërojë gjatë ditës pasi të ketë bërë nijet të ndërprenë dhe para se të prish agjërimin, atij i llogaritet sipas nijetit të fundit që është agjërimi.

4-Agjërim i caktuar duhet të bëhet nijet që natën, sikur që është agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheval, dita e Arafatit, dita e Ashurës, etj, ndërsa për agjërimin vullnetar lejohet  që të bëhet nijet që prej natës apo edhe gjatë ditës dhe shpërblehet prej kohës kur ka bërë nijet.

5-Kush bën nijet se kur do të gjejë ushqim e pije, do të ushqehet, agjërim i tij është i pavlefshëm, që nëse është në muajin Ramazan i duhet të abstenoj dhe të kompenson. E nëse është agjërim vullnetar agjërimi i tij është i pavlefshëm dhe nuk duhet të abstenon pjesë e mbetur të ditës.

6-Nuk prish gjë që pasi të ketë bërë nijet në kohën e mbetur të natës të hanë dhe të pinë apo të kryen marrëdhëniet intime me gruan.

Jahja ibn Musa Zehrani

Tema e pestë nga: KAPITULLI MBI AGJËRIMIN E MUAJIT TË RAMAZANIT

Përktheu:  Shpend Zeneli

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...