VLERA E SELAMIT (5)

VLERA E SELAMIT (5)

0 2265

“Të cilëve engjëjt ua marrin shpirtërat, (duke qenë ata) të pastër. (E engjëjt) u thonë atyre: “Shpëtimi qoftë mbi ju(Selamun alejkum)! Hyni në xhennet për ato që keni punuar!.” (Nahl: 32).

“Dhe ata i thërrasin banorët e xhennetit: (Selamun alejkum) “Kënaqësia qoftë mbi ju!.” ۚ (Araf; 46)

“E kur të dëgjojnë ndonjë marrëzi, shmangen prej saj dhe thonë: “Veprat tona janë për ne e veprat tuaja janë për ju; (Selamun alejkum) paqa qoftë mbi ju (lamtumirë!) Na nuk duam shoqëri me të padishmit (xhahilat)”. (Kasas: 55)

“E, ata që janë ruajtur (nga mëkatet), do të shtyhen në xhennet, grupe-grupe dhe dyert e tij hapen e do t’u thonë atyre rojtarët e tij: “(Selamun alejkum) Shpëtimi qoftë mbi ju! Ju jeni të kënaqur, andaj hyni në të, ku do të qëndroni përgjithmonë!” (Zumer: 73).

“Kush punon vepra të mira – qoftë mashkull apo femër – e është besimtar, Na do t’i japim atij që të kalojë jetë të bukur. Dhe, me të vërtetë, për veprat që kanë punuar, do t’i shpërblejmë ata me shpërblimin më të mirë se sa që e kanë merituar.” (Nahl: 97).

Transmetohet nga Xhabiri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “E përshëndet me selam i hypri atë i cili është duke ecur në këmbë, kurse ai cili është duke ecur në këmbë e përshëndet me selam atë i cili është ulur, dhe ata dy që janë duke ecë në këmbë cilido që i paraprinë i pari me selam ai është më i miri.” (Shënon Bezari: ,- ‘’ keshful estar’’,- 2006 dhe ,-‘’ muxhema ez zevaid’’,-36/8 dhe Ibn Hibani në sahihun e tij: 498.)

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “E përshëndet me selam i hypri atë i cili është duke ecur në këmbë, kurse ai cili është duke ecur në këmbë e përshëndet me selam atë i cili është ulur, pakica e përshëndesin me selam shumicën dhe i vogli e përshëndet me selam të madhin.” (Shënuan: Buhariu – 11/16(6234), Muslimi – 2160, Ebu Davudi – 5198 dhe Tirmidhiu – 2703).

Transmetohet nga Ebi Umame el Bahiliji,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Njerëzit me afër Allahut (me grad më të lartë tek Allahu) janë ata që fillojnë të parët me selam.” (Shënon: Ebu Davudi – 5197, Tirnidhiu – 2694 dhe thotë se hadithi është hasen. Imam Neveviu në librin e tij Rijadus Salihin- 326 thotë se Zingjiri i këtij hadithi është e mirë. Kurse Shejh Albani në librin El Kelimu Tajib- 198 thotë se zingjiri i hadithit është sahih(i vërtetë).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënqur me të!,- se erdhi një njeri në Xhaminë e Pejgamberit, alejhi selam dhe e fali namazin, pastaj erdhi tek pejgamberi alejhi selam dhe i dha selam, ia ktheu selamin pejgamberi alejhi selam dhe i tha: Kthehu falu prap sepse ti nuk je falur (se ke falë namazin si duhet). Njeriu u kthye u falë dhe prap erdhi tek Pejgamberi, alejhi selam, dhe i dha selam pejgamberit, alejhi selam, kjo gjë u përsërit tre herë rradhazi.” (Shënon: Buhariu- 2/237(757) – 11/36(6251), Muslimi – 397 dhe Tirmidhiu – 2692).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nëse ndonjëri prej jush e takon vëllain e tij le ta përshëndes me selam, nëse i ndanë ndonjë pemë, muri ose guri dhe pastaj pas pak prap takohen, le ta përshëndet përsëri me selam vëllain e tij.” (Shënon: Ebu Davudi – 5200, Shejh Albani e vlerësoi hadithin si sahih në Sahihul Xhamiu – 789).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nëse dikush prej juve hyn në ndonjë mexhlis le t’i përshëndet me selam dhe pastaj nëse dëshiron të ulet aty le të ulet. Dhe nëse ngrihet dhe dëshiron të del prej mexhlisit le t’i përshëndet prap me selam, sepse selami i parë (i hyrjes në mexhlis) nuk e largon hakun e selamit të dytë (i daljes nga mexhlisi).” (Shënon: Ebu Davudi – 5208, Tirmidhiu – 2706 dhe thotë se hadithi është hasen. Shejh Albani në Sahihul Xhamiu – 400 thotë se hadithi është sahih).

Komentim i përgjithshëm:

Prej edukatës islame dhe sunetit profetik është që të filloj me selam i pari ai i cili është i hipur mbi ndonjë mjet udhëtimi atij i cili është duke ecur. Ai që është duke ecur t’i jep selam i pari atij që është ulur. Pakica t’i jep selam shumicës. Nëse një i vogël takon një më të madh se ai apo ndonjë të moshuar, i vogli duhet të filloj me selam i pari, krejt kjo në suaza të rrespektit dhe mëshirës ndaj njëri tjetrit.

Nëse takohen dy muslimanë, më afër Allahut është ai i cili fillon i pari me dhënien e selamit, sepse ai i parapriu këtij në kryerjen e punëve të mira.

Gjithashtu, pëlqehet dhënia apo përsëritja e shpesht e selamit, nëse takohen dy muslimanë dhe ndahen për pak çaste dhe takohen prap, është e pelqyer përsëritja dhe dhënia e selamit prap.

Njashtu, prej sunetit është kur muslimani hynë në ndonjë mexhlis t’i jap selam pjestarëve të mexhlisit, si dhe kush largohet nga mexhlisi pëlqehet të largohet dukë dhënë selam.

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hutbe e shkurtër:

  1. Prej sunetit është t’i jap selam ai i cili është i hipur atij që është duke ecur, ai që është duke ecur t’i jap selam atij që që është ulur, pakica t’i jap selam shumicës dhe i vogli t’i jap selam të madhit.
  2. Prej sunetit është dhënia e selamit kur takohen dy muslimanë, si dhe kur ndahen për pak çaste dhe prap takohen pëlqehet t’i japin selam njëri tjetrin, edhe nëse përsëritet kjo gjë shpesh(psh. Është në dhom dhe del në banjo jep selam, pastaj kthehet prap në dhomë prap jep selam, etj).
  3. Pëlqehet dhënia e selamit kur del nga mexhlisi kurse kthyerja e selamit nga pjestarët e mexhlisit është obligim.
  4. Mos ngurro në dhënien e selamit i pari, sepse njerëzit me gradë më të lartë tek Allahu janë ata që fillojnë të parët me selam.
  5. Kush punon vepra të mira, qoftë mashkëll apo femër Allahu do t’i dhurojë jetë të lumtur në dunja dhe në ahiret.

Autor: Rashid Ibn Husejn AbdulKerim

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM