23.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

Kam shkurorëzuar bashkëshorten në një situatë të ngutshme!

Pyetje: Jam i interesuar t’i di disa rregulla kryesore të shkurorëzimit, sepse unë dhe gruaja ime para 2 muajve i kemi pas disa mosmarrëveshje e mospajtime, ka qenë një situatë e vështirë për të dytë, dhe zgjidhja në atë moment më është dukur shkurorëzimi për të dytë. Unë i kam thënë përmes telefonit që “nuk je më me mua”, në kohën kur i kam thënë ajo ka qenë me menstruacione. A pranohet ky rast si shkurorëzim? Apo është dashur të pres deri sa të pastrohet? Gjithashtu desha ta di a mjafton një fjalë si p.sh. “Unë dua të pajtohem” me nijet të pajtimit të konsiderohet e kthyer prapë. Si duhet të veprojmë në këtë rast, meqë ka qenë situata pak sa e acaruar dhe e ngutshme. Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigja: Elhamdulilah, fillimisht duhet të kemi kujdes me shkurorëzimin dhe me nxitimin ndaj tij që pastaj përfundojnë me ndarje përfundimtare mes bashkëshorteve.

Shkurorëzimi  ndodh nëse e përdorim fjalinë: je e shkurorëzuar e cila qartë tregon shkurorëzim dhe me fjali që aludojnë në shkurorëzim si fjalia:  “nuk je më me mua”, ik te familja jote, tani je e lirë, nëse gjatë shqiptimit të fjalive e kemi për qëllim shkurorëzimin. Kjo do të thotë se fjalitë që nuk shprehin qartë kurorëzimin varen nga qëllimi (nijeti i thanësit). Nëse ka pas për qëllim shkurorëzim ai ndodh, nëse qëllimi nuk ka qenë i tillë ai nuk ndodh.

Gjithashtu kemi shkurorëzim pas të cilit lejohet që gruaja t’i kthehet burrit dhe situatë kur një gjë e tillë nuk lejohet. Nëse njeriu e ka shkurorëzuar gruan e tij një ose sy herë, atij i lejohet që ta kthen atë derisa është në periudhën e iddetit (pritjes që zgjatë 3 cikle menstruale). Pas shkurorëzimit të tretë nuk ka më kthim, përveç në rast kur gruaja martohet dhe ndahet nga burri i dytë.

Gjithashtu sipas rregullave, shkurorëzimi bëhet në kohë kur gruaja nuk ka cikël menstrual dhe nuk kanë pasur marrëdhënie intime, ose në momente kur vërtetohet se gruaja është shtatzëne. Nëse burri e shkurorëzon gruan  gjatë ciklit menstrual ose pas ciklit pasi që ka kryer marrëdhënie intime në këtë rast kemi të bëjmë me shkurorëzim i cili quhet bid’ij (risi, bidat). Shumica dërmuese e dijetarëve janë të mendimit se ky shkurorëzim numërohet. Ka dijetarë në mesin e të cilëve është edhe Ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë, të cilët këtë shkurorëzim nuk e numërojnë. Sidoqoftë shkurorëzimi i kryer në këtë formë është haram dhe ai që e bën ka bërë mëkat për të cilin duhet të pendohet.

Në rastin tënd dhe sipas mendimit të shumicës unë mbaj qëndrimin se ky shkurorëzim duhet të numërohet dhe të kihet kujdes në ardhmëri. Lejohet që të kthesh gruan tënde nëse ende s’ka kaluar koha e iddetit dhe për kthim mjafton fjala “Unë dua te pajtohem” dhe kthimi i saj në shtëpi.

Allahu ju bashkoftë në devotshmëri dhe respekt të ndërsjellë.

Allahut i takon dija absolute.

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...