MUSAI, ALEJHI SELAM

MUSAI, ALEJHI SELAM

0 4184

Tregimi mbi Musain dhe Harunin, alejhima selam, në lidhje me atë se çfarë ndodhi mes tyre dhe Faraonit, dhe me popullin e tyre beni israilët. Është një kryetemë e tregimeve Kuranore, e cila përsëritet herë pas here, pasi që është përmendur në më shumë se njëzet sure. Herë në formë të detajizuar siç është në suren Bekare, Araf, Taha, Shuara, Kasas, e herë në formë të shkurtër siç është në suren Rum, Duhan, Naziat, etj.

Emri i Musait, alejhi selam, është përmendur në Kuran më shumë se njëqind herë, dhe kur i vështirsohej gjendja të dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, thoshte: “Allahu e past mëshiruar Musain, ai ka vuajtur edhe më shumë se kjo dhe qëndronte i durueshëm.” Buhariu dhe Muslimi.

NË PIKA TË SHKURTRA

Musai, alejhi selam, ishte një nga beni israilët, pasi që prejardhja e tij përfundon tek Jaub ibn Is’hak ibn Ibrahimi, alejhim selam. Të cilin e kishte dërguar Allahu i Lartësuar tek Faraoni dhe populli i tij, që t’i fton ata në adhurim ndaj Allahut, t’i shpëton beni israilët nga padrejtësia e Faraonit dhe parisë së tij, ku ata masakronin fëmijët, e përdhunonin gratë. Kështu ai vazhdoi në thirrje ndaj Faraonit dhe popullit të tij, duke i ndaluar na padrejtësia ndaj njerëzve, por që ishte pa fajde. Fundi i rezistencës së Faraonit në mosbesim, në mohim, e inat, ishte se Allahu e fundosi atë dhe pasuesit e tij, e bëri atë mostër për tiranët që vijnë më pas.

Në suren Kasas mbi katërdhjetë ajete flasin për situatat në të cilat lindi Musai, alejhi selam, për atë se çfarë veproi nëna e tij pasi që e lindi, për gjendjen e tij pasi kishte arritur moshën e pjekurisë, për shpërnguljen e tij në qytetin e Medjenit, për ndermin e tij me profetësi që kur ishte në rrugë prej Medjenit për në Egjipt, për thirrjen e tij drejtuar Faraonit dhe popullit të tij që të adhurojnë me besnikëri Allahun Një, të Lartësuarin.

LINDJA E MUSAIT DHE PËRKUJDESJA NDAJ TIJ

Musai, alejhi selam u gjet në ato rrethana në të cilat Faraoni i Egjiptit, kishte kaluar kufijtë e mëkatit, e kishte ngritur veten në tokë me anë të tiranisë e fesadit. Saqë poshtërimi ra mbi një grup të popullit të tij, të cilët ishin nga beni israilët, pasi ata jetuan ndër strehimin e tij, një jetë përplot me telashe. Përderisa ata ishin në atë gjendje të mjerueshme, në atë kohë i erdhi Faraonit një falltar, e i tha: do lind një djalë i cili do e merr sundimin e tij! Kështu që Faraoni u shqetësua tej mase, u nevrikos shumë, dhe filloi t’i vret fëmijët meshkuj, e femrat i linte të gjalla.

Nëna e Musait atëkohë po rinte e ulur në shtëpinë e saj, e brengosur, e mërzitur, ishte në fund të shtatzënisë, kur i erdhi koha të lind, ftoi një grua që do kujdesej për lindjen e saj, pasi që lindi nëna e Musait foshnjen e saj, e mbajti në fshehtësi nga njerëzit, nga frika se mos po e godet ajo që i kishte goditur të ngjashmit me këtë foshnje, nga vrasësit e fëmijëve. Më pas Allahu e frymëzoi që ajo ta lëshon foshnjen në një sënduk, e hodhi atë në lumin Nil, duke i dorëzuar çështjen e tij tek Allahu, ndoshta do bie në dorë të largët që do e ruan atë nga ajo çfarë mund ta godet.

Nëna e Musait, alejhi selam, kishte kërkuar nga e bija e saj që të ndjek gjurmët e vëllait të saj, të sheh se çfarë po ndodh me të, kështu që motra e Musait, filloi ta ndjek gjithkund, andej e këndej, u zemërua kur pa që sënduku po bie në duart e Faraonit, e bazhkëshortja e tij vetëm se që ia kishte lëshuar sytë këtij fëmiu të ri, Allahu lëshoi në zemrën e saj dashuri për të, e cila më pas kërkoi prej Faraonit që ta marrin për fëmijë të tyre. Për aq sa bashkëshortja e Faraonit gëzohej më këtë foshnje, që dashuria ndaj tij hyri në zemrën e saj pa kërkuar leje, për aq zemra e nënës së Musait vuante nga mërzia, e shtrydhej nga malli për fëmijën e saj, megjithatë ajo kishte bindje në Allahun se Ai do e ruan atë. Filloi gruaja e Faraonit të kërkon një grua që do i jep qumësht Musait dhe do kujdeset për të, por Musai si foshnje nuk pranonte qumështin e asnjë gruaje, e më pas Allahu udhëzoi motrën e Musait që të shkon në shtëpinë e Faraonit, e ata kërkuan që ajo të sjell një që do kujdeset për të, kështu ajo e solli nënën e Musait, si të jetë ajo një grua prej grave të cilat japin qumësht, kështu që ajo filloi t’i jep qumësht dhe ai e pranoi atë, e ata këruan prej saj që ajo të merr foshnjen, të kujdeset për të, derisa të ritet e të jetë i fuqishëm.

Nëna e Musait përfundoi afatin e gjidhënies për foshnjen e saj, e më pas e dorëzoi atë në pallatiin e Faraonit, atje ai u rrit dhe morri një pozitë në këshillin e Faraonit. Pasi që Musai arriti të katërdhjetat, Allahu i dha atij shpalljen, e urdhëroi që të kumton fenë Faraonit dhe popullit të tij, kështu që sytë e të sunduarve dhe të atyre që u ishte bërë e padrejtë u kthyen kah ai, që ai t’i mbron nga barra e rëndë e vuajtjeve dhe padrejtësive.

Më pas Musai alejhi selam filloi të demaskoj atë që urrente Faraoni dhe parija e tij, kështu që ai u fsheh dhe mungoi për një kohë, dhe një ditë duke ecur në rrugët e qytetit, dy persona po kacafyteshin me njër tjetrin, njëri prej tyre ishte hebre që ishte nga përkrahësit e tij, e tjetri kopt që ishte nga përkrahësit e Faraonit. Dhe si duket kopti ishte sulmuesi dhe hebreu kërkoi nga Musai ta ndihmon e ta mbron, kështu që Musai iu vërsul atij e goditi, dhe e mbyti, e i ra pishman për këtë që veproi, kërkoi falje nga Zoti për atë që i ndodhi.

Brenga vazhdoi ta preokupon Musain pasi që e mbyti atë njeri, vazhdoi të ec në rrugët e qytetit duke pasur frikë pasojat e vrasjes, duke pritur se si do ecin gjërat. Përderisa ishte në këtë gjendje, ja që ai hebreu përsëri kërkonte ndihmë edhe një herë, për shkak një kopti tjetë, e Musai alejhi selam i tha atij, duke qenë i nevrikosur: Ti je një i devijuar, në devijim të qartë, një injorant me injorancë të qartë, sepse ti ishe shkaktar që unë ta vras atë njeri, që nuk duhej të vritej.

Lajmi për vrasjen e koptit u shpërnda githandej në qytet, dhe Faraoni me popullin e tij filluan ta kërkojnë Musain, alejhi selam, që të hakmerren në të, në atëkohë erdhi një person duke shpejtuar, dhe i tregoi Musait se parija e Faraonit po e kërkojnë, dëshirojnë ta kapin atë, dhe e këshilloi që ai të del nga Egjipti e të shkoj në ndonjë vend të sigurt, ku nuk do e arrijë dora e zgjatur e as të arrijë forcat e armikut. Musai, alejhi selam, iu përgjigj këshillës së njeriut, e braktisi qytetin kur ishte errësirë, filloi t’i lutet Allahut që ta shpëton nga populli mizor, e ta ruan nga intrigat e armiqve.

SHKUARJA NË QYTETIN MEDJEN, DHE MARTESA E TIJ

U drejtua Musai, alejhi selam, për në qytetin e Medjenit –vend tani në Jordani- ku qëndronte profeti Shuajb, alejhi selam, e ky vend nuk ishte nën sundimin e Faraonit. Arriti Musai, alejhi selam, pas një rrugëtimi të vështirë, përplot me rreziqe, dhe pasi që kishte arritur, kërkoi një vend ku do ruhej nga njerëzit, befasisht në atë vend takoi dy vajza që dëshironin të merrnin ujë për t’iu dhënë bagëtive për të pirë, dhe për vete. Nxjerrja e ujit ishte e vështirë, saqë njerëzit po shtyheshin për të arritur ujë, përderisa këto dy vajza po qëndronin anash, duke pritur kohën e përshtatshme për të mbushur ujë. Iu afrua atyre Musai, alejhi selam, e i pyeti se çfarë kishin nevojë, kështu ato i treguan se si zakonisht nuk merrnin ujë përderisa të largoheshin njerëzit, e të mos kishte aty askush që merr ujë, dhe i treguan se nuk u ka hije që ato të përzihen me njerëzit e të shtyhen për ujë, nuk kishin kush tjetër që do kryente këtë nevojë për to, dhe se prindi i tyre ishte njeri në moshë, i cili nuk kishte fuqi që ai vet të kryente këtë punë.

Pasi që dëgjoi Musai, alejhi selam, këtë prej tyre, shpejtoi që t’u ndihmonte, morri ujë dhe iu dha bagëtive për të pirë, më pas u skajua në një vend, ndër një hije të një peme, për t’u mbrojtur nga rrezet e nxehta të diellit, nisi të kërkonte ndihmë nga Allahu, duke kërkuar furnizim, sukses, rrugëdalje, edhe përgjigjja e lutjes ishte e shpejtë.

Pasi që vajzat u kthyen në shpejtësi me bagëtitë tek prindi i tyre, ai njëherit nuk u pajtua me ardhje e tyre me shpejtësi, që nuk ishte zakon i tyre, dhe i pyeti se çfarë kishte ngjarë, kështu ato i treguan për Musain, alejhi selam, e i thanë se ishte një burrë i fortë dhe besnik. Ai i pyeti: Si e kuptuat këtë? Iu përgjigjën: Ai ngriti një gurë të cilin nuk mund ta bartnin dhjetë burra, dhe se kur u kthyem me të, i dolëm para, e na tha: rini mbrapa, kur unë të gaboj rrugën, më gjuani me guralec, të kuptoj rrugën e kështu të ecim në rrugën e duhur. Babai i tyre dërgoi njërën prej vajzave deri tek Musai, që ta ftonte në  takim me babain e saj. Kështu që shkoi njëra prej tyre, due ecur e turpëruar, i tregoi se babai i saj ka dëshirë që ta takojë, e të njohtohet me të, dhe ta shpërblejë për punën që kishte bërë. Ai iu përgjigj ftesës, shkoi të takojë prindin e saj, pasi që arriti në shtëpinë e plakut dhe u takua me të, i tregoi se çfarë kishte ndodhur më herët, që kishte mbytyr një njeri, dhe se ishte larguar nga Egjipti. Plaku i tha: Mos ki frikë, ti je në vend të sigurt, dhe i mbrojtur nga çdo kush që mund të të dëmtojë.

Më pas vajza kërkoi prej babait të saj që ta punësojnë Musain, alejhi selam, si shkak i forcës dhe besnikërisë që kishte ai, dhe se kjo do i mjaftote atyre në lodhjen gjatë mbikqyrjes së kopeve, në vështirësinë e nxjerrjes së ujit. Plaku pranoi këtë propozim, ftoi Musain, alejhi selam dhe i tregoi se dëshiron të lidh miqësi me të, e të marton njërën prej vajzave që ai do dëshironte, me kusht që ai të punon tek ai për tetë vite, dhe se do sillet me të ashtu siç i takon, poqëse Musai dëshiron të plotëson deri në dhjetë vite, kjo do ishte nderë dhe bujari nga ai. Musai, alejhi selam, shfaqi pajtimin e tij për një porpozim fisnik.

Kaluan vitet ku Musai, alejhi selam, ishte punëtor tek plaku i vjetër, secili prej tyre përmbushën premtimin që kishin dhënë. Musai u martua me njërën prej vajave, e më pas vendosi që të kthehej në Egjipt.

Çfarë ndodhi gjatë kthimit?…

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com