Kush llogaritet i varfër që meriton t’i jepet zekat apo sadakatul fitër?

Kush llogaritet i varfër që meriton t’i jepet zekat apo sadakatul fitër?

0 1989

Pyetje:  Kush llogaritet i varfër që meriton t’i jepet zekat apo sadakatul fitër?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut të madhëruar, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen, shokët dhe ithtarët e tij:

Dijetari Muhamed ibën Salih Uthejmin në Fetvatë e tij thekson se i varfër që meriton t’i jepet zekati konsiderohet ai që nuk posedon pasuri të mjaftueshme për një vit  që i mjaftojnë për ushqim, strehim, veshmbathje dhe gjëra të tjera elementare për jetë. Kjo sasi e pasurisë ndryshon prej vendit në vend dhe prej kohës në kohë.

Burimi: albislam.com