23.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

Obligohet udhëtari të plotëson namazin e tij, nëse falet pas imamit vendas !

Pyetja: A lejohet që udhëtari i cili falet pas një imami i cili e fal namazin e plotë, të shkurton namazin në dy rekate, pra, të falë dy rekate me imamin, atëherë kur imami ngrihet (për rekatin e tretë) të jep selam?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.
Kur udhëtari falet pas një jo-udhëtari, ai ka për obligim ta fal namazin në mënyrë të plotë, sido që të jetë; ka arritur gjithë namazin apo vetëm një rekat, ose më pak.
Athramiu ka thënë: E pyeta Ebu Abdullah (dmth, Imam Ahmedin) për udhëtarin: i cili e arrin namazin me xhemat  në teshehudin e fundit? Ai tha: Ai duhet të plotëson katër rekate.
Kjo është transmetuar nga Ibn Omeri, Ibn Abasi dhe një numër nga tabi’inët, njashtu është edhe mendimi i imam Shafiut dhe imam Ebu Hanifes.

Argument për këtë është:
1 – Fjalët e të dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Imami është caktuar për t’u ndjekur, kështu që nuk duhet të ndryshoni prej tij.” Shënuar nga Buhariu, 722; Muslim, 4141.
2 – Transmetimi i imam Ahmedit nga Ibn Abasi, të cilit i është thënë: “Pse udhëtari i fal dy rekate kur ai falet vetëm dhe duhet t’i fal katër kur ai ndjek një imam i cili është (jo udhëtar)? “Ai tha: “Kjo është sunet “- që do të thotë se kjo vepër është suneti i të dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).
E ka vlerësuar si sahih shejh Albani në “Irua el-Ghaleel”, 571.
3 – Ky është edhe veprimi i Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të). Nafiu ka thënë: Kur Ibn Omeri falej me imamin ai falte katër rekate, e kur falej vetëm i falte vetëm dy. Shënon Muslimi

Shejh Ibn Uthejmini ka thënë: Nëse udhëtari falet me imam, atëherë ai duhet ta fal namazin në mënyrë të plotë, për shkak të kuptimit të përgjithshëm të fjalëve të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Imami është caktuar për t’u ndjekur.” Dhe se sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta) faleshin pas halifes Othman ibn Afan gjatë Haxhit në Mina, dhe ai falte namazin katër rekate, kështu që edhe ata e falnin namazin katër rekate.
Ngjashëm, nëse udhëtari hyn në namaz kur imami është në dy rekatet e fundit, pasi që imami të jep selam, ai ka për detyrë  të plotëson namazin e tij, duke e plotësuar atë në katër rekate, për shkak të kuptimit të përgjithshëm të fjalëve e dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “çfarë keni arritur faleni, e çfarë nuk keni arritur, atëherë e plotësoni atë.” Shënon Buhariu, 635 dhe Muslim, 603.

Kjo, për arsye se namazi i personit është lidhur me imamin, kështu që ai duhet të ndjekë imamin edhe në rekatet që i kanë ikur.

Nëse një person në të kaluarën ka falur  vetëm dy rekate pas një imami (në namaz me katë rekate), atëherë ai duhet të përsërisë gjitha namazet nga katër rekate, nuk detyrohet t’i fal një pas një, duhet të mundohet të kujton se sa namaze ka falur në atë mënyrë, e t’i përsërisë ato.”

Islamqa.info
Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...