A është e lejuar prerja e kurbanit jashtë haremit të Mekes për t’ua shpërndarë të varfërve në vendin nga vjen haxhiu sepse numri i tyre është i madh atje?

A është e lejuar prerja e kurbanit jashtë haremit të Mekes për t’ua shpërndarë të varfërve në vendin nga vjen haxhiu sepse numri i tyre është i madh atje?

0 3021

Pyetje: a është e lejuar prerja e kurbanit jashtë haremit të Mekes për t’ua shpërndarë të varfërve në vendin nga vjen haxhiu sepse numri i tyre është i madh atje? Si është puna e haxhit nëse haxhiu bën një veprim i tillë? Shpresoj përmendjen e argumenteve nga Kurani dhe Suneti për obligueshmërinë e therjes së kurbanit në vendtherjen adekuate? Pse duhet therur kurbani brenda kufijve të haremit?
Publikimi është bërë me datë:
18/03/2015

Përgjigje:
Lavd-falënderimi i takon Allahut.
Therjet e detyruara për haxhiun në haxhin e tij janë disa lloje:

Lloji i parë: kurbani i haxhit temetu dhe kiran. Ai që e bën këtë formë të haxhit e ka detyrim therjen e kurbanit nëse posedon mundësitë, përndryshe duhet të agjërojë si zëvendësim, Allahu i madhëruar thotë: “ai që bënë umrën para haxhit (duhet therrë) një kurban që i vjen më lehtë, mirëpo nëse nuk ka, le të agjëroj tri ditë gjatë haxhit e shtatë ditë kur të ktheheni, këto jeni dhjetë ditë të plota. Ky është rregull për ata që nuk kanë familjen pranë xhamisë së shenjtë. Pra kinie dro Allahun dhe dine se Allahu është ndëshkues i rreptë” (Bekare: 196)
Ibn Kethiri thotë: “d.m.th. nëse ju mundësohet të kryeni haxhin, ai që e bën haxhin temetu duke përfshirë edhe atë kiran, apo bën nijet vetëm umren fillimisht dhe pasi ta kryej bën nijet haxhin – ky është lloji i veçantë që quhet temetu dhe i njohur te dijetarët e fikhut… “një kurban që i vjen më lehtë” d.m.th. le të therë atë kurban që i mundësohet, më së paku një dele. (Përfundoi fjala e Ibn Kethirit në Tefsirin e tij, 1/537)
Vendi i therjes së këtij kurbani është haremi mekas. Ibn El-Arabiu thotë: “nuk ka mospajtim se kurbani doemos duhet therur në harem” (Ahkamul Kur’an 2/186)
Në “Enciklopedinë e fikhut” 42/250-251 theksohet: “dijetarët e fikhut janë pajtuar se kurbani (el-hedju) përveç haxhit të penguar (el-ihsar) është i veçantë për haremin dhe se nuk lejohet therja e tij jashtë tij. Argument për këtë është fjala e Allahut për dëmshpërblimin e gjuetisë (gjatë ihramit) “duke bërë atë kurban për Qabe” (Maide: 95), dhe fjala e Tij: “e pastaj vendi i tyre (kurbanave) është te shtëpia e lashtë” (Haxh: 33)
Po ashtu i Dërguari ka thënë: unë thera kurbanin këtu kurse e tërë Mina është vendtherje, therni, pra, në vendqëndrimet e juaja”
Gjithashtu ka thënë: “të gjitha shtigjet e Mekes janë rrugë dhe vendtherje”
Mishi i këtyre kurbanëve është detyrim t’u shpërndahet të varfërve dhe të mjerëve të haremit kurse një pjesë mund të transferohet jashtë për ngrënie apo dhurim. Xhavit b. Abdullah tregon: nuk hanim mishin e kurbanave tonë pas 3 ditëve në Mina, mirëpo i Dërguari na dha leje duke thënë: “hani dhe furnizohuni! Hëngrëm dhe u furnizuam” (Buhariu dhe Muslimi)
Shejh Uthejmini thotë: kurbani i haxhit temetu dhe kiran është kurban falënderimi dhe nuk është detyrim t’ju jepet të varfërve të haremit porse është sikur kurbani i atij që s’ka shkuar në haxh (ud-hije) që d.m.th. han prej tij, dhuron dhe jep lëmoshë për të mjerët e haremit.
Nëse dikush e ther kurbanin e haxhit temetu apo kiran në Mekë, pastaj mishin e çon në Sherai, Xhide apo diku tjetër, s’prish punë, mirëpo detyrohet që një pjesë të mishit ta jep lëmoshë për të mjerët e haremit” (Sherh Mumti 7/203)

Lloji i dytë: kurbani për shkak të lënies së një detyrimi. Kush le një detyrim të haxhit, këtë mangësi ai e plotëson duke prerë një dele. Abdullah b. Abasi thotë: “Kush harron diçka nga (obligimet) haxhi ose e le, le të pres një kurban!” (Muvetta 1583)
Ky kurban është detyrim të theret në harem dhe mishi i tij të shpërndahet në harem gjithashtu.
Shejh Uthejmini thotë: dijetarët kanë theksuar tekstualisht këtë. Ata kanë thënë: “është detyrim që kurbani i haxhit temetu, kiran dhe kurbani që theret për shkak lënies së ndonjë detyrimi, të theren në Mekë. Allahu e potencoi tekstualisht në rastin e kundërvajtjes së gjuetisë “O ju që besuat, mos e mbytni gjahun, duke qenë ju në ihram. E kush e mbyt atë me qëllim, aterë dënimi është therrorizimi i një kafshe shtëpiake të ngjashme me atë (të egrën) që ka mbytur. Për këtë çështje vendosin dy njerëz të drejtë nga mesi juaj, duke bërë atë kurban për Qabe…” Ajo që kufizohet sipas sheriatit me vende të caktuara, nuk lejohet të bartet diku tjetër porse është detyrim të realizohet aty, pra kurbanët (el-hedju) doemos duhet të theren në Mekë dhe të shpërndahen aty. (Mexhmu fetava Ibn Uthejmin 25/83)

Lloji i tretë: kurbani që theret për shkak të kundërvajtjeve të ihramit (mahdhurarul-ihram)
Shejh Uthejmini thotë: dhe veprimi i të ndaluarës: është vërtetuar me Kuran se për të duhet therur kurban. Allahu i madhëruar thotë: “E kryeni haxhin dhe umrën për hir të Allahut, po në qoftë se pengoheni, atëherë (therrni për kurban) çka t’ju vijë më lehtë prej kurbanëve, e mos i rruani kokat tuaja derisa të arrijë kurbani vendin e caktuar. Po kush është prej jush i sëmurë ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensim është: agjërim, sadaka ose kurban.” (Bekare: 196)
Sherh Mumti 7/408
Shiko edhe “El-Xhami li ahkamilKur’an” të Kurtubiut 3/292,293
Nëse kurbani i bëhet detyrim atij që bën kundërvajtje, atëherë ai është i lirë të zgjedh se ku do ta ther e ta shpërndajë atë në vendin e kundërvajtjes -qoftë ai edhe jashtë haremit – apo në harem. Kab b. Uxhreh, radijallahu anhu, përcjellë se i Dërguari e kishte parë tek i binin morat në fytyrë dhe i tha: a të pengojnë? Tha: po. I Dërguari e urdhëroi të rruajë kokën duke qenë në Hudejbije. Ata nuk e dinin se aty do t’i hiqnin ihramat ngase shpresonin se do të hynin në Mekë, Allahu e zbriti dëmshpërblimin, i Dërguari e urdhëroi të ushqente 6 vetë (duke shpërndarë një ferek që është e barabartë me 3 sa’) apo të priste kurban një dele apo të agjëronte 3 ditë” (Buhariu dhe Muslimi)
Shejh Uthejmini thotë: “kurbanët që lejohen të theren dhe të shpërndahen jashtë haremit me shkak, lejohen të theren dhe të shpërndahen brenda haremit dhe jo e kundërta” (Sherh Mumti 7/204)
Nga ky lloj është kurbani deve nëse muhrimi kryen marrëdhënie intime me bashkëshorten përpara lirimit të parë nga ihrami. Shejh Uthejmini thotë: nëse kundërvajtja është marrëdhënie intime përpara lirimit të parë në haxh, detyrimi i tij është të therë një deve në vendin e kundërvajtjes apo më Mekë dhe mishin ua shpërndanë të varfërve” (Mexhmu fetava Ibn Uthejmin 22/222)

Lloji i katërt: kurbani që pritet për shkak pengimit për të përfunduar haxhin (el-ihsar). Allahu i madhëruar thotë: “E kryenie haxhin dhe umrën për hir të Allahut, po në qoftë se pengoheni, atëherë (therrni për kurban) çka t’ju vijë më lehtë prej kurbanëve” (Bekare: 196)
Dispozita lidhur me këtë lloj të kurbanit është sikur ai paraprak, pra theret në vendin e pengimit ngase i Dërguari kur u pengua nga hyrja në Mekë gjersa ishte në Hudejbije, kurbanin e tij e theri jashtë haremit.
Gjithashtu lejohet që ky lloj i kurbanit të theret e shpërndahet në harem. Ibn Omeri tregon se i Dërguari u nis për umre dhe mosbesimtarët kurejshit penguan atë të hyjë në Qabe, andaj ai theri kurbanin e tij dhe rrojti kokën në Hudejbije” (Buhariu)
Ibn Haxheri thotë: “Dukshëm kuptohet se shumica i therën kurbanët në vend, e ata ishin jashtë haremit dhe kjo tregon lejushmërinë, Allahu është më i dituri” (Fet-hul Bari 4/11)

Lloji i pestë: kurbani që theret si dëmshpërblim për kundërvajtjen e gjuetisë. Ky kurban doemos duhet therur dhe shpërndarë në harem, nuk lejohet jashtë tij. Allahu i madhëruar thotë: “O ju që besuat, mos e mbytni gjahun, duke qenë ju në ihram. E kush e mbyt atë me qëllim, atëherë dënimi është therrorizimi i një kafshe shtëpiake të ngjashme me atë (të egrën) që ka mbytur. Për këtë çështje vendosin dy njerëz të drejtë nga mesi juaj, duke bërë atë kurban për Qabe, ose (dënimi është) duke ushqyer të varfër, ose sa ai (ushqimi), agjërimi, këtë për të shijuar të keqen e punës së tij. Allahu ka falur të kaluarën. E kush bën përsëri, (gabimin) Allahu dënon ashpër. Allahu çshtjet), hakmerret (me dënim).” (Maide: 95)
IbnKethiri thotë: “duke bërë atë kurban për Qabe”d.m.th. që arrinë në Qabe. Qëllimi i arritjes në Qabe është të theret aty dhe mishi të shpërndahet për të varfërit e haremit. Kjo është një çështje koncensuale” (Tefsir Ibn Kethir 3/194)
Nga ajo më lartë bëhet e qartë se ajo që ligjërisht duhet therur brenda haremit nuk lejohet të theret jashtë tij, ndërsa, ajo që ligjërisht theret jashtë haremit lejohet të bartete e të theret brenda tij.

Ai që kryen haxhin mirëpo kurbanin e ka therë jashtë haremit, haxhin e ka të saktë, mirëpo detyrohet të therë një kurban tjetër në vend të tij, brenda haremit. Nëse nuk mundet të shkojë personalisht në Mekë, atëherë e autorizon dikë të i cili ka besim për të therë për të një kurban brenda haremit.

Shejh Ibn Bazi ka thënë: kurbani i haxhit temetu dhe kiran nuk lejojet të theret përveç se në harem. Nëse e therë jashtë haremit si p.sh. në Arafat, Xhide apo diku tjetër, nuk është valid edhe nëse mishin e shpërndanë në harem, prandaj detyrohet të therë kurban tjetër në harem, pa marrë parasysh a ka qenë i ditur apo jo për këtë. I Dërguari, kurbanin e tij e theri në harem dhe tha: “merrni nga unë ritete e haxhit!”, kështu vepruan edhe shokët e tij. (Mexhmu fetava Ibn Baz18/31,32)
Së dyti: pyetja juaj: përse kurbani duhet therur brenda haremit?
Kurbani theret brenda haremit për arsyet në vijim:
1. Kështu është theksuar në Kuran dhe Sunet andaj bëhet detyrim ndjekja e tyre. Allahu i madhëruar thotë: “Kur Allahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës.” (Ahzab: 36) po ashtu ka thënë: “Çka t’ju jep Pejgamberi, atë merrnie e çka t’ju ndalojë, përmbanju dhe kinie frikë Allahun, se Allahu është ndëshkues i ashpër.” (Hashër: 7)
Puna e kurbanave është si puna e krejt riteve të haxhit, madje si puna e gjithë adhurimeve, ndiqet urdhëri i Allahut dhe të Dërguarit pa pyetur pse.
Buhariu dhe Muslim kanë shënuar se Aishja, Allahu qoftë e kënaqur prej saj, qortoi një grua e cila e pyeti: pse femra me cikël kompenson agjërimin ndërsa namazin jo? I tha: na ka ndodhur në kohën e të Dërguarit dhe urdhëroheshim të kompenzonim agjërimin ndërsa namazin jo.
Shatibiu thotë: për sa i përket adhurimeve, arsyeja e tyre është thjeshtë nënshtrim ndaj Zotit, pa shtuar gjë as pa lënë mangut. Për këtë arsye kur u pyet Aishja pse kompensohet agjërimi nga femra me menstruacione ndërsa namazi jo, qortoi pyetsen të bëjë pyetje të tillë ngase adhurimi nuk është bërë për tu kuptuar shkaku i tij i veçantë. Pastaj ajo tha: “urdhëroheshim të kompensonim agjërimin ndërsa namazin jo” dhe kjo saktëson mendimin se njohja e arsyes së adhurimit është rrugë e vështirë. Ngjashëm me këtë është edhe fjala e Ibn Musejjibit kur u pyet për arsyen e barazimit të gishtërinjëve nga Ligjëdhënësi në dëmshpërblim (dije): është sunet, o biri vëllait” (Muvafekat: 2/526)
2. Ngase është një nga ritet e haxhit, ndërsa haxhi lidhet me Mekën dhe shumica e veprimeve të tij bëhen brenda haremit, prandaj edhe therja e kurbanit brenda haremit është në përputhshmëri me esencën e haxhit.
3. Therja e kurbanit dhe shpërndarja e mishit të tij brenda haremit është ndihmë për të varfërit e këtij vendi. Ndoshta ky është prej furnizimit që Allahu mori përsipër për banorët e këtij vendi si përgjigje ndaj lutjes së Ibrahimit, alejhi selam: “Zoti ynë! unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që të falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe, për të falënderuar me mirënjohje, furnizoj ata me fruta.” (Ibrahim: 37)
Shiko “El-Mugni” të Ibn Kudames 5/451
Allahu është më i dituri!

Përktheu nga gjuha arabe:
Agim Bekiri