23.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

Kryerja e më shumë se një umreje brenda një udhëtimi

Pyetja: Disa vizitorë kujdesen që të përsërisin umre për vete apo për të afërmit e tyre, dhe atë ngase ndjejnë frikë se nuk do kenë mundësi të kthehen përsëri të vizitojnë Meken në një udhëtim tjetër, cila është dispozita mbi këtë veprim?

Përgjigjja: Nuk është përcjellur nga i dërguari, paqja dhe bekimi Allahu qoftë mbi të, fjalë apo vepër që ndalon një gjë të tillë, por, përkundrazi është përmendur hadithi i Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, që flet për lejueshmërinë e veprimit të umres më tepër se një herë brena një udhëtimi, kur e lejoi të kryejë umren pasi që kishte përfunduar haxhi, për të plotësuar dëshirën e saj.

Nuk ekziston fjalë nga ndonjë prej medh’hebeve që ndalon përsëritjen e umres në një udhëtim, apo kryerjen e umres pas haxhit, pos asaj çfarë është kuptuar nga thënia më e njohur e medh’hebit Maliki që e shohin të papëlqyer përsëritjen e umres brenda një viti.

Shejh AbdulAziz ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë,  është pyetur: Nëse dikush vjen në Mekë për haxh ose umre, a i lejohet që pasi të ketë përfunduar haxhin dhe umren të kryejë një tjetër umre, qoftë për vete apo për ndonjë tjetër, gjatë këtij udhëtimi të njëjtë, në mënyrë që ai të del prej Mekës deri në Ten’im që të vesh ihramin dhe më pas të kryen edhe një Umre?

Ai u përgjigj: “Nuk ka asgjë të keqe në këtë, falënderimet i qofshin Allahut, nëse ai ka ardhur për të kryer Haxh ose Umre për vete, ose në emër të dikujt tjetër dhe më pas dëshiron të kryejë një tjetër umre për vete ose për dikë tjetër, nuk ka asnjë problem, por, ai duhet të del jashtë kufijve të Mekes (harem), deri në Ten’im ose Xhirane, apo diku tjetër dhe të vesh ihramin prej aty, pastaj hyn në Meke, e bën tavafin, ec në mes Safas dhe Merves dhe i shkurton flokët. Kjo vepër është e lejuar, qoftë ta bën për vete, për një të afërm apo për ndonjë mik që ka ndëruar jetë apo për një person që është i paaftë për umre, siç janë të moshuarit të cilët nuk kanë mundësi ta kryejnë umren. Aisheja veproi kështu me urdhërin e Pejgamberit, paqja dhe bekimi Allahu qoftë mbi të, atëherë kur ajo mori leje për ta bërë umren natën e 13-të dhe ai i lejoi, duke urdhëruar AbduRrahman ibn Ebu Bekrin (vëllain e saj) ta çonte atë në Teni’m dhe e bëri umren. E që është umreja e dytë për të brenda Mekës.

Pra, për në fund, nuk ka asnjë të keqe nëse e kryen njeriu haxhin apo umren për veten e tij, pastaj të kryen umren në emër të dikujt tjetër, ashtu siç lejohet gjithashtu të kryej haxhin ose umren për dikë tjetër dhe pastaj të kryejë umren për vete. Nuk ka asnjë të keqe në këtë.

Marrur nga (Fetava Nurun ala Derb).

Sido që të jetë, shumë dijetarë kanë konstatuar mendim unanim se ai që është në Meke, mikat për të është vendi jashta kufirit të haremit (vendit të shjentë të Mekes) nëse dëshiron të kryen umre.

Ibn Abdulberi, ka thënë: “Umreja nuk është e vlefshme –tek të gjithë- nëse nuk del jashta kufirit të Mekes, qoftë të jetë banor i Mekes apo të mos jetë banor i saj, për aq sa largohet është vepër më e madhe dhe më së miri, i lejohet që vendi më i afërt të jetë Ten’imi. Dhe atë të vesh ihramin jashta kufirit të Mekes, e që vendi më i largët janë mikatet e vendi më i afërt është Ten’imi.” Marrur nga libri (El Iistidhkar, 4/115)

Këtë mendim e kundërshton shejhul islam ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, siç e potencon këtë në librin e tij (Mexhmu’ul fetava).

Mendimi më i saktë është mendimi i shumicës së dijetarëve të cilët lejojnë përsëritjen e umres në një udhëtim, e nuk ka argument që e ndalon një gjë të tillë, edhe pse shpeshtimi i tavafit është më primare se shpeshtimi i umres.

Ajo që aludon për këtë:

  1. I dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi Allahu qoftë mbi të, nxiste në shumë hadithe për umre, e që preferimi i një vepre nënkupton shpeshptimin e asaj vepre.

Siç qëndron në hadithin e Ebu Hurejres, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i dërguari, paqja dhe bekimi Allahu qoftë mbi të, ka thënë: “Umreja deri në umren tjetër, shlyen mëkatet që janë mes tyre, e për haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër, përpos se xhenetin.” Buhariu, 1773. Muslimi, 1349.

  1. Ky veprim është konfirmuar në hadithin e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...