22.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

A llogaritet përgojim nëse i qaj hallet me dikë dhe flas për padrejtësinë që dikush ma ka bërë?

Pyetje: hoxhë i nderuar e kam një pyetje. Nëse unë ia tregoj dikujt një hall që e kam pas më parë apo që kam vuajtur nga  disa njerëz anonim,  a do të thotë kjo së kam përgojuar, a kam të drejtë të qaj hallin me dikë?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut. Lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen dhe ithtarët e tij:

S’ka dyshim se përgojimi është një vepër e ulët dhe një mëkat i madh. Allahu i madhëruar ka ndaluar përgojimin duke thënë: “dhe mos përgjoni njëri-tjetrin” (Huxhurat: 12)

I Dërguari i Allahut ka thënë: “kamata më e madhe është të flasësh për nderin e myslimanet” (Ebu Davudi)

Definicioni i përgojimit është: “të përmendësh për vëllain tënd (në mos prezencën e tij) atë që ai e urren” (Muslimi)

Mirëpo, duhet të dimë se ka raste kur përmendja e gjërave të dikujt që do i urrente, lejohet. Ato raste janë:

  1. Ankimi përpara gjykatësit, organeve përkatëse apo atij që ka mundësinë të të ndihmojë kur të bëhet ndonjë padrejtësi.
  2. Kërkimi i ndihmës për ta ndaluar një të keqe.
  3. Kur kërkon fetva dhe paraqitet nevoja të sqarosh të keqen e dikujt.
  4. Kur ua tërheq vërejtjen myslimanëve nga një e keqe e dikujt.
  5. Kur personi për të cilin flasim (ia përmendim një të keqe) bën mëkatet apo bidatet publikisht. Në këtë rast lejohet të përmendim ato gabime që i bën publikisht e jo të tjerat
  6. Nëse është bërë i njohur me ndonjë ves dhe ka marr llagapin në bazë të atij vesi, në këtë rast lejohet ta përmendim atë ves të tij mirëpo jo në aspekt të nënçmimit por për t’u sqaruar.

Duke pas parasysh këtë, themi që nuk llogaritet përgojim në raste flasim për njerëz anonim ashtu siç nuk llogaritet përgojim kur i tregojmë atij që mund të na ndihmojë për ndonjë padrejtësi që n aka bërë dikush. Allahu e di më së miri!

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...