ATRIBUTET E ALLAHUT NË SUREN IHLAS

ATRIBUTET E ALLAHUT NË SUREN IHLAS

0 2585

Aisheja, radijAllahu anha, tregon se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, dërgoi një njeri së bashku me një ekip vëzhgues, i cili çdo herë në namazin me shokët e tij falej dhe e përfundonte (leximin) namazin me “Thuaj! Allahu është Një.” (Sureja Ihlas, 1). Kur ata u kthyen ia përmendën këtë të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, e ai tha: “Pyeteni, për çfarë arsye ai vepron ashtu? Ata e pyetën, dhe ai iu përgjigj atyre: se kjo sure flet për atributet e të Gjithëmëshirshmit, dhe dua që ta lexoj. E i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, u tha: Tregoni atij se Allahu e do atë.” Shënon Buhariu dhe Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Shokët e të dërguarit, alejhi selam, kishin dalur për një vëzhgim, për të cilin i kishte urdhëruar i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, dhe kishte caktuar për ta në njeri nga më të mirët që të jetë ai prijësi i tyre. Kështu që, ky njeri ua falte atyre namazin dhe e përfundonte leximin në namaz me suren “Ihlas”, për çfarë sahabët u habitën nga kjo vepër e tij. Pasi që u kthyen në Medine e pyetën të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, për veprimin e tij, e ai, sal-Allahu alejhi ve selem, u tha që të interesohen për shkakun pse ai ka lexuar të njejtën sure çdo herë që është falur me ta. Dhe u kishte treguar se ai e do shumë këtë sure, për arsye se përmban vetëm atributet e Allahut të Mëshirshmit, e kur i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, kuptoi këtë prej tij u tha që ta përgëzojnë se Allahu e do atë.

Dobi nga hadithi

  1. Pohimi i njëshmërisë së Allahut, mbështetur në fjalën e Allahut: “Thuaj! Ai Allahu është Një.”
  2. Pohimi i emrit “El Ehad” i Vetmi, Një, është një prej emrave të Allahut, që nënkupton se Ai është i Vetëm në Qenie, në vepra, në emra dhe atribute.
  3. Pohimi i emrit “Es Samed” I Përjetshmi, i Përhershëm, Përmbushës i çdo nevoje  të krijesave të Tija.
  4. Mohimi i të pasurit fëmijë Allahu i Madhëruar.
  5. Mos veprimi i çdo lloji të shikrut ndaj Allahut të Madhëruar, nga vendosja e dikujt në pozitë të njejtë me Të, se Allahu nuk ka të ngjashëm, të njejtë, nuk ka si Ai në Qenie, e as në veprimet e Tija, e as në emra dhe atribute.
  6. Pohimi se Allahu është i Pari, ai është i Pari dhe para Tij ska gjë, dhe se Ai nuk është i krijuar por Ai është Krijues i çdo gjëje.
  7. Pohimi i cilësisë së dashurisë për Allahun e Madhëruar, se Allahu i do besimtarët, të devotshmit e të mirët.

HADITHI I NËNTËMBËDHJETË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM